Uashington D.C.: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 173 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q61 (translate me)
No edit summary
Rreshti 3:
|Gjuha vendase = Anglisht
|Emri në gjuhën vendase = Washington, D.C.
|Lloji i vëndbanimit = Qytet dhe Qark Federal
|Nofka =
|Moto = Justitia Omnibus (Drejtësi për të gjithë)
Rreshti 119:
===Vendet historike dhe muzeumet===
 
[[File:Lincolnmemorial by dusk.jpg|thumb|300px250px|Përkujtimorja e Lincolnit kishte mbi gjashtë milion vizitorë në vitin 2010.]]
 
"National Mall" është një park i madh, i hapur në qendër të qytetit Uashington midis Përkujtimores Linkoln dhe Kongresit Shteteve të Bashkuara (Kapitol). Për nga rëndësia e tij, "National Mall" është shpesh qendër e protestave politike, koncerteve, festivaleve, dhe inaugurimeve presidenciale. Aty ndodhet Monumenti i Uashingtonit dhe Guri i Jeffersonit, Përkujtimorja Kombëtare e Luftës së Dytë Botërore në skajin lindor të Liqenit Reflektues të Përkujtimores Lincoln, Përkujtimorja e Veteranëve të Luftës së Koresë, dhe Përkujtimorja e Veteranëve të Vietnamit.
 
Në jug të parkut "National Mall", pranë Liqenit artificial Tidal hdodhen rreshta me qershi japoneze, dhurata nga Japonia. Përkujtimorja e [[Franklin Delano Roosevelt]]it, Përkujtimorja e George Mason, Përkujtimorja e [[Thomas Jefferson|Xhefersonit]], Përkujtimorja e [[Martin Luther King, Jr.]], dhe Përkujtimorja e Luftës e Distriktit të Kolumbias janë rrotull liqenit Tidal.
 
Arkivat Kombëtare përmbajnë mijëra dokumente të rëndësishme për historinë amerikane, duke përfshirë Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, dhe Deklaratën e të Drejtave. E vendosur në tri ndërtesa në ndërtesën e Kongresit (Kapitol Hill), Biblioteka e Kongresit është biblioteka më e madhe në bota me një koleksion prej mbi 147 milionë libra, dorëshkrime, dhe materiale të tjera. Ndërtesa e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara u përfundua në 1935. Më parë, gjykata i mbante seancat në Dhomën e Vjetër të Senatit në Kapitol.
 
Institucioni Smithsonian është një fondacion arsimor i krijuar nga Kongresi në 1846 që mban shumicën e muzeve dhe galerive zyrtare të vendit në Uashington DC. Qeveria amerikane financon pjesërisht Smithsonian, duke i bërë kështu koleksionet e tij të hapura për publikun pa pagesë. Muzeu më i vizituar nga muzetë Smithsonianë në vitin 2012 ishte Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore në "National Mall".[[File:SmithsonianCastel 07120014.jpg|thumb|250px|left|Institucioni Smithsonian operon 19 muzeume dhe Kopshtin Zoologjik Kombëtar, të gjitha falas për publikun.]] Muzeume dhe galeri të tjera në Institucionin Smithsonian në janë: Muzeu Kombëtar Ajror dhe i Hapësirës, Muzeu Kombëtar i Artit Afrikan, Muzeu Kombëtar i Historisë Amerikane, Muzeu Kombëtar i Indianëve të amerikës, galeritë Sackler dhe Freer, me përqëndrim në artin dhe kulturën aziatike, Muzeu Hirshhorn dhe Kopshti i Skulpturës, Ndërtesa e Arteve dhe Industrive, S. Dillon Ripley Center, dhe Ndërtesa e Institucionit Smithsonian (e njohur edhe si "Kështjella"), e cila shërben si selia e institucionit.
 
Muzeu Smithsonian i Artit Amerikan dhe Galeria Kombëtare e Portretit ndodhen në Ndërtesën e Zyrës së vjetër për Patentat, në afërsi të lagjes së kinezëve në Uashingtonit. Galeria Renwick është zyrtarisht pjesë e Muzeut Smithsonian të Artit Amerikan, por është në një ndërtesë të veçantë pranë Shtëpisë së Bardhë. Muze dhe galeri të tjera Smithsoniane janë: Muzeu i Komunitetit Anacostia në Uashingtonin juglindor, Muzeu Kombëtar Postar pranë Union Station, dhe Kopshti Zoologjik Kombëtar në Parkun Woodley.
 
Galeria Kombëtare e Artit është në "National Mall" pranë Kapitolit dhe përmban veprat e artit amerikan dhe evropian. Galeria dhe koleksionet e saj janë në pronësi të qeverisë së SHBA-së, por nuk janë pjesë e Institucionit Smithsonian. Muzeu Kombëtar i Ndërtimit, e cila zë ish Ndërtesën e Pensionit pranë Sheshit Gjyqësor, u krijua nga Kongresi dhe ka ekspozita për arkitekturën, planifikimin urban dhe projektimin.
 
Në Distriktin e Kolumbias ka edhe shumë muzeume private të artit , të cilat kanë koleksione dhe ekspozita të mëdha të hapura për publikun të tilla si Muzeu Kombëtar i Grave në Arte, Galeria Corcoran e Arteve, muzeu më i madh privat në Uashington dhe Koleksioni Phillips në Unazën Dupont, muzeu i parë i artit modern në Shtetet e Bashkuara. Muze të tjera private në Uashington janë Njuzeum, Fondacioni Museum i Rrugës O, Muzeu i Spiunazhit Ndërkombëtar, Muzeu i Shoqërisë National Geographic, dhe Muzeu i Shkencës Marian Koshland. Muzeu Përkujtimor i Holokaustit i Shteteve të Bashkuara pranë "National Mall" ka ekspozita, dokumentacion, dhe objekte të lidhura me Holokaustin.
 
=== Artet ===
Washington DC, është një qendër kombëtare për artet. Në Qendrën John F. Kennedy për Artet ndodhet Orkestra Simfonike Kombëtare, Opera Kombëtare e Uashingtonit, si dhe Baleti i Uashingtonit. Nderimet e Qendrës Kennedy jepen çdo vit për artistët që kanë kontribuar në masë të madhe në jetën kulturore të Shteteve të Bashkuara. Teatri historik i Fordit, ku u vra Presidenti Abraham Linkoln, vazhdon të veprojë si një vend shfaqjesh, si dhe si muze.
 
Gazermat e Marinsave pranë Kapitol Hill kanë Bandën e Marinsave të Shtetet e Bashkuara. E themeluar në vitin 1798, ajo është organizata më e vjetër muzikore profesionale në vend. Kompozitori i marshit amerikan dhe vendasi nga Uashingtoni John Philip Sousa udhëheoqi Bandën e Marinsave nga 1880 deri më 1892. E themeluar në vitin 1925, Banda Detare e Shtetve të Bashkuara e ka selinë e saj në Oborrin Detar të Uashingtonit dhe jep shfaqje në ngjarjet zyrtare dhe koncerte publike në mbarë qytetin.
 
Uashingtoni ka një traditë të fortë lokale në teatër. E themeluar në vitin 1950, Skena Arenë ka arritur vëmendjen kombëtare dhe nxiti rritjen e lëvizjes së teatrit të pavarur të qytetit që tani përfshin organizata të tilla si Kompania e Teatrit Shakespeare, Kompania e Teatrit Woolly Mammoth, dhe Teatri Studio. Skena Arenë hapi ndërtesën e saj të sapo rinovuar në zonën jugperëndimore të qytetit në vitin 2010.