[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
'''Gaius Iulius Caesar''', i njohur shqip si '''Jul Çezari''' lindi më [[12 korrik]] [[100 p.e.s.]] në [[Roma|Romë]] dhe ka vdekur me [[15 mars]] te [[44 p.e.s.]]. - [[ushtarak]] dhe [[burre shteti]] i Perandorisë romake, u vra nga kundërshtarët e tij politikë.
 
Gai Jul Çezari ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake, në Perandorinë Romake. Marshimi romak ne Britaninë e Madhe, prej ushtrisë së Jul Çezarit, e shtriu botën romake deri në oqeanin Atlantik. Ai konsiderohet si një prej gjenive ushtarak, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve me te fortë. A no bo be ropt vitin [[42 p.e.s.]], dy vjet pas vdekjes së tij, Senati romak e quajti Jul Çezarin, “Zoti Romak”.
 
Jul Çezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate, në Romë. Ai ka qenë një pjesëtar i partisë demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i [[Caius Marius|Caius Marius-it]], Çezari, martohet me Kornelian, vajzën e re të [[Lucius Cornelius|Lucius Cornelius-in]] Cinna, mbështetësit më të madh të Mariusit dhe armikut te Sullasit. Në vitin [[82 p.e.s.]], kur Çezari refuzoi të ndahej me Kornelian, ai u detyrua të largohej nga Roma.
 
Pas vdekjes së Sullasit, Çezari kthehet në Romë dhe nis karrierën e tij politike. Ai fiton popullaritet me partine e tij dhe oratori. Ne [[74 p.e.s.]], ai shkon në Azi, për të rikthyer ushtrinë Cappadociane. Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverisë dhe ndihmoi në përparimin e pozicionit politik të [[Pompei]]t. Çezari u bë oficer, në vitin [[70 p.e.s.]] dhe ishte përgjegjës për administrimin e qeverise dhe ushtrisë në Spanjën e largët, në [[69 p.e.s.]]. Ai ndihmoi Pompein të merrte drejtimin e luftës në Lindje. Jul Çezari u kthye në Rome në vitin [[68 p.e.s.]] dhe në mungesë të Pompeit, ai u bë koka e partisë popullore.