[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Skeda Albertomoravia.jpg u largua pasi që është shlyer nga Commons prej INeverCry
Rreshti 1:
 
[[Skeda:Albertomoravia.jpg|parapamje|right|Alberto Moravia]]
'''Alberto Moravia''' lindi në [[Roma|Romë]] më [[28 Nëntor|28 nëntor]] [[1907]], prej një familjeje borgjeze në gjendje të mirë ekonomike. I ati, Carlo Pincherle Moravia, arkitekt dhe piktor, është me origjinë [[venecia]]ne, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich, është nga [[Ancona]]. Alberto, i treti nga katër fëmijët, kaloi një fëmijëri normale, çka se të vetmuar. Në moshën nëndë vjeç ai u sëmur nga tuberkulozi i kockave, sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdon në shtrat për pesë vjet rresht. Studimet i vazhdon në mënyrë të parregullt, por prapë nuk arrin të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexon shumë e shumë libra, mes të cilëve [[Fëdor Michajlovič Dostoevskij|Dostojevskij]], [[Joyce]], [[Goldon]], [[Shakespeare]], [[Molieri|Molière]], [[Mallarmé]], [[Leopardi]] e mjaft të tjerë ; shkruan vargje në [[gjuha frënge|frëngjisht]] e në [[gjuha italiane|italisht]], por studion edhe [[gjuha gjermane|gjermanisht]]. Libri i tij i parë, romani "Indiferentët", që u botua më [[1929]], pati sukses të gjerë i dhe e bëri menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë edhe filma prej regjisorësh të famshëm. Alberto Moravia vdiq më [[26 Shtator|29 shtator]] [[1990]], në banesën e tij, në Romë.