[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 88 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q35525 (translate me)
No edit summary
Rreshti 2:
Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi më gurin e parë të themelit, më 13 tetor 1792, pa asnjë ceremoni formale. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës skllevër dhe të lirë afrikano-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar. Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s’kishin akoma shtetësinë. Muret me gurë ranorë u ngritën nga emigrantët skocezë të punësuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa më e madhe e punës me tulla dhe suva u krye nga emigrantët irlandezë dhe italianë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005). Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l’Enfant për një “pallat” që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin.
 
== Emri ==
 
Ndërtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtëpia e Presidentit”. Të dhënat më të hershme të emrit “Shtëpia e Bardhë” janë të regjistruara në vitin 1811. Ekziston një legjendë sipas të cilës, gjatë rindërtimit të strukturës u aplikua bojë e bardhë për të maskuar dëmtimin që kishte shkaktuar zjarri, duke i dhënë emrin, por duke qenë se ajo ishte e ngjyer në të bardhë që në fillim, kjo teori bie poshtë. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri që përdorej në kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington” duke e gdhendur në të gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrës “The White House” me fjalën “Washington” poshtë i përket administratës së Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe disa vite pas presidencës së George Washington, ekzistojnë teori se emri tradicional i shtëpisë së presidentit të SHBA mund ta ketë origjinën nga shtëpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” në Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parë i kombit dhe bashkëshortja e tij ishin njohur në mesin e shekullit të 18-të.
 
== Evolimi i Shtëpisë së Bardhë ==
 
John Adams u bë presidenti i parë që banoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së tij të dytë në shtëpi ai i shkroi gruas së tij Abigail një letër, ku ishte dhe një lutje për shtëpinë:
“I lutem Perëndisë që t’i japë bekimet më të mira kësaj Shtëpie dhe të gjithë atyre që do banojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë çati”.
Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams në oxhakun e Dhomës së Ngrënies. Adams nuk jetoi gjatë në shtëpi dhe menjëherë pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idetë e tij se si duhej të ndryshohej Shtëpia e Bardhë. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perëndimore, krahë të vegjël që ndihmojnë në fshehjen e pjesëve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtëpiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja. Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencën me Krahun Perëndimor dhe atë Lindor.Në vitin 1814, gjatë Luftës së vitit 1812, trupat britanike i vunë zjarr Shtëpisë së Bardhë dhe një pjesë e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret. Vetëm muret e jashtme mbetën dhe ato u desh të shembeshin dhe të rindërtoheshin pasi ishin dobësuar nga zjarri. Pas zjarrit, të dy arkitektët, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan në skicimin dhe rindërtimin e Shtëpisë së Bardhë. Portiku jugor u ndërtua në vitin 1824, gjatë presidencës së Jamrs Monroe, ndërsa ai verior u ndërtua gjashtë vite më vonë.
 
== Shtëpia e Bardhë sot ==
 
Që prej restaurimit “Kennedy” çdo familja presidenciale ka bërë disa ndryshime në dhomat e tyre private në Shtëpinë e Bardhë, por ndryshimet në Dhomat Shtetërore duhet të aprovohen nga Komiteti për Mirëmbajtjen e Shtëpisë së Bardhë (më parë njihej me emrin Komiteti i Arteve të Bukura Kennedy). Me qëllimin e ruajtjes së integritetit historik të Shtëpisë së Bardhë, komiteti punon me Familjen e Parë, zakonisht me Zonjën e Parë për të implementuar planet e propozuara të familjes.
 
==== Krahu Perëndimor ====
 
Në Krahun Perëndimor ndodhet zyra e presidentit (Zyra Ovale) dhe zyrat e stafit të tij të ngushtë, prej rreth 50 vetash. Krahu Perëndimor gjithashtu përfshin Dhomën e Kabinetit, ky presidenti kryen mbledhjet e punës dhe ku takohet kabineti i SHBA-së. Kjo pjesë e ndërtesës është përdorur për filmimin e serialit “The West Wing”.
 
=== Krahu Lindor ===
 
Krahu Lindor, i cili ka hapësirë shtesë për zyra, i është shtuar Shtëpisë së Bardhë në vitin 1942. Aty ndodhen zyrat për stafin e Zonjës së Parë dhe Zyra Sociale e Shtëpisë së Bardhë. Rosaly Carter në vitin 1977 ishte e para që vendosi zyrën e saj personale në Krahun Lindor duke e quajtur atë formalisht “Zyra e Zonjës së Parë”. Krahu Lindor u ndërtua gjatë Luftës II Botërore.
 
=== Dhoma e Verdhe Ovale ===
 
Dhoma e Verdhë Ovale është një dhomë në formë ovale e pozicionuar në pjesën jugore të katit të dytë të Shtëpisë së Bardhë dhe është zyra e presidentit të SHBA. E përdorur fillimisht si dhomë vizatimi, gjatë presidencës së John Adams ajo u përdor si librari, zyrë dhe dhomë pritjeje familjare. Sot ajo përdoret për pritje të vogla dhe për të përshëndetur krerët e shteteve para Darkës Shtetërore.
 
=== Kapaciteti ===
 
Në Shtëpinë e Bardhë janë 132 dhoma, 35 banjo, si dhe 8 palë shkallë. Në shtëpinë zyrtare të presidentit të SHBA gjenden gjithashtu 412 dyer, 147 dritare, 28 oxhaqe, si dhe tre ashensorë.
 
Line 52 ⟶ 45:
Në Shtëpinë e Bardhë ka një sërë ndërtesash dhe ambientesh relaksuese dhe sportive për presidentët. Aty ndodhet një fushë tenisi, pishinë, një kinema, pistë vrapimi, si dhe shpeshherë organizohen koncerte të ndryshme.
 
== Rindërtimi Truman ==
 
Keqpërdorimi i shtëpisë për dekada me radhë, ndërtimi i një papafingo në kat të katërt dhe shtesa e një ballkoni mbi portiku jugor, sipas Harry Truman kishin shkaktuar dëme mbi strukturën me tulla dhe gurë ranorë. Në vitin 1948, u deklarua rreziku i pashmangshëm i shembjes së shtëpisë, duke bërë që presidenti Truman të urdhëronte një rindërtim të plotë dhe të vendosej në shtëpinë “Blair House” nga viti 1949 deri më 1951. Rindërtimi u krye nga një firmë e Filadelfias dhe përfshiu shembjen e plotë të pjesës së brendshme dhe ndërtimin e një strukture të re prej çeliku, si dhe rindërtimin e dhomave origjinale me strukturën e re. U shtua dhe ajri i kondicionuar me sistem qendror, dy pjesë shtesë tuneli, si dhe vend për t’u strehuar në rast bombardimi. Familja Truman u vendos sërish në Shtëpinë e Bardhë më 27 mars 1952. Ndërkohë që struktura e shtëpisë nuk ndryshoi, shumë prej punimeve të brendshme e humbën vlerën historike.
 
== Restaurimi Kennedy ==
 
Jacqueline Kennedy, bashkëshortja e presidentit John F. Kennedy kreu një restaurim të zgjeruar dhe historik të shtëpisë. Ajo kërkoi ndihmën e Hanry Francis du Pont nga muzeu “Winterthur” për ta ndihmuar me veprat e artit, shumë prej të cilave vazhdojnë të jenë aty. Vepra të tjera arti të periudhës Kennedy i janë dhuruar donatorëve të pasur të Shtëpisë së Bardhë, familjes Crowninshield, Jane Engelhard, Jayne Wrightsman dhe familjes Oppenheimer. Stéphane Boudin e firmës pariziene të dekorimit “House of Jansen” ishte personi që u punësua nga zonja Kennedy për ta ndihmuar në dekorim. Periudhat e ndryshme të republikës së hershme dhe historia botërore u zgjodhën si tema për çdo dhomë, stiuli federal për Dhomën e Gjelbër, perandoria franceze për Dhomën Blu, perandoria amerikane për Dhomën e Kuqe, Luixhi XVI për Dhomën e Verdhë Ovale dhe stili viktorian për studion e presidentit, e riemëruar Dhoma e Traktatit. U përzgjodhën mobilje antike, si dhe copëra dhe prerje të bazuara në periudhën historike, në të cilën ishin prodhuar dokumentet.