[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 87.3.95.119) dhe riktheu rishikimin 1400205 nga Xixa
Rreshti 3:
 
== Biografia ==
Prof. Qazim Turdiu, Mësues i Popullit, laureat i Urdhrit Naim Frashëri të Klasit të Parë, qytetar nderi i Tiranës, lindi në Tiranë më [[7 Qershor|7 qershor]] [[1917]], në një familje të vjetër e të dëgjuar tiranase. Pasi kreu Gjimnazin e Tiranës, vazhdoi studimet e larta për matematikë në Universitetin e Montpellier të Francës, ku u diplomua më 1939, me rezultatet më të larta në kursin e tij. U kthye në Shqipëri pas okupacionit italian (1939) si i dyti shqiptar me shkollim të plotë në matematikë, ku u emërua si pedagog në Gjimnazin e Shkodrës (1940 -1942) dhe më vonë në Gjimnazin e Tiranës me detyrën e zëvendësdrejtorit (1943). drejtori i te cilit ishte mesuesi i popullit Anton Deda.I përket plejadës së ndritur të pedagogëve shqiptarë të periudhës së pavarësisë, që hodhën themelet e kulturës moderne kombëtare, si Mihal Zallari, Eqerem Çabej, Arshi Pipa, Aleksandër Xhuvani, Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, Kristaq Fundo, Gjergji Canco, Sali Ceka, Aqif Selfo, Ahmet Gashi, Avni Zajmi, Qamil Bala, Vangjel Gjikondi, Mihal Sherko, Karl Gurakuqi, Hysni Babameto, Safet Butka, Gavril Meksi, Aleko Tashko, Stefan Prifti, Kadri Baboçi, Siri Shapllo, Petraq Pepo, Gaqo Marko, Rudolf Paparisto, Fadil Repishti, Sadete Çuçi, Ibrahim Babamusta, Lazgush Poradeci, Nonda Bulka, Abdurrahim Buza, Skënder Luarasi, Vedat Kokona, Anton Mazreku, Minella Karajani, Mark Gurakuqi, Kostandin Trako, Naun Stralla, Lirak Dodbiba, Skënder Anamali, Nexhat Hakiu, etj., me të cilët ndau marrëdhënie profesionale dhe shoqërore deri në fund të jetës së secilit.
 
Si nacionalist apolitik kundërshtoi okupacionin italian dhe përkrahu idenë për Shqipërinë Etnike. U nderua me detyrën e mbartjes së eshtrave të Naim Frashërit në ceremonitë e rikthimit të tyre në Shqipëri. Ndërhyri te mëkëmbësi i mbretit, Jacomoni, për t'u shpëtuar jetën gjimnazistëve komunistë të kapur nga italianët. Si një nga intelektualët e njohur të kohës, u ftua (me ndërmjetësinë e Abdyl Këllezit) për të marrë pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Refuzoi për shkak të çështjes së Kosovës dhe aleancës së komunistëve shqiptarë me jugosllavët. Me hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik (1948) që ndër të parët pedagogë të tij dhe po kështu edhe me hapjen e Universitetit të Tiranës (1957), ku punoi deri më 1983. Në kushtet e mungesës së arsimit të lartë në Shqipëri, që themelues i mësimdhënies së matematikës në shkollat e larta. Në vitet 1958-1960 kreu studime pasuniversitare në Universitetin Lomonosov të Moskës, nën drejtimin e matematikanit të njohur Kollmogorov. Gjatë karrierës së tij 44 vjeçare edukoi me mijëra kuadro dhe fitoi famë për nivelin e komunikimit në auditor dhe objektivitetin në vlerësimin e studentëve. U shqua si didaktist e metodist i matematikës, duke dhënë ndihmesë të madhe në rritjen e nivelit shkencor dhe në kualifikimin profesional të mësuesve të lëndës së matematikës. Njihet si autor i shumë programeve shkollore, teksteve dhe monografive, duke përfshirë ato mbi metodikën e matematikës, gjeometrinë analitike, analizën matematike, trigonometrinë plane, historinë e matematikës, etj. U dallua si mbrojtës i traditës së shkollimit perëndimor dhe influencoi në ruajtjen e objektivitetit profesional të shkollës kundrejt tendencave të sistemit komunist për politizim ekstrem. Niveli i lartë i mësimdhënies në shkencat e sakta, e në përgjithësi profesionalizmi i shkollës shqipe, i detyrohet në një masë të konsiderueshme kontributit të Prof. Qazim Turdiut.