[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Rregullim i sintaksës using AWB
Rreshti 42:
Edi Rama është i biri i Skulptorit të Popullit [[Kristaq Rama]] (ish-pjesëtar i udhëheqjes së lartë komuniste në vitet 1980-të, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë) dhe Aneta Rama (Koleka), mbesa e [[Spiro Koleka|Spiro Kolekës]], ish anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës komuniste.
 
Edi Rama është zgjedhur tre herë rresht Kryetar i [[Bashkia Tiranë|Bashkisë së Tiranës]]. Në vitin [[2000]] Edi Rama kandidoi në zgjedhjet lokale në Tiranë si kandidat i pavarur por i përkrahur nga [[PSSH]]. Në kandidimin për mandatin e dytë si Kryetar Bashkie ai kandidoi si kandidat i Partisë Socialiste, ku dhe u anëtarësua në parti në vitin [[2003]]. Në këto zgjedhje Rama fitoi 58.86% të votave <ref>[http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-vendore/2003/rezultatet_2003/qarku%20tirane.pdf KQZ Rezultatet e Zgjedhjeve Vendore 2003] </ref>. Më [[2004]] fiton titullin “World Mayor” në faqen e internetit ''worldmayor.com'' që organizohet me votat e lexuesve të internetit duke marrë më shumë vota se kryebashkiakët e Romës, Athinës dhe Mexico City<ref>[http://www.worldmayor.com/worldmayor_2004/results_2004.html World Mayor] </ref>.
 
==Si Kryetar Bashkie==
Pasi drejtoi Bashkinë e Tiranës për 11 vjet, në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 Rama që kandidont për herë të katërt, humbi ndaj kandidatit në moshë të re të [[Partia Demokratike e Shqipërisë|Partisë Demokratike]], [[Lulzim Basha]]. Rama fitoi 49.7% të votave <ref>[http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-vendore/2011/HTML_31.10/buletini_prova261211.htm KQZ Rezultatet e Zgjedhjeve Vendore 2011]</ref>, pra shumë më pak se në vitin 2007. Por proçesi i shpalljes së Lulzim Bashës fitues i zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë të Tiranës u shoqërua me shumë polemika <ref>[http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=211367 Top Channel]</ref>. Rezultati paraprak jo përfundimtar, i jepte Ramës një avantazh të ngushtë prej 10 votash ndaj rivalit të tij Lulzim Basha, por gjatë numërimit të votave shumë fletë votimi për kryetarin e bashkisë ishin hedhur gabimisht në kutitë e votimit për anëtarët e këshillave bashkiake. Në ligjin e zgjedhjeve nuk kishte ndonjë përcaktim nëse këto vota duhet të quhen të pavlefshme ose të vlefshme. Duke qenë se fletët e votimit ishin të qarta dhe pa gabime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e pranoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që këto vota të konsiderohen të vlefshme. Shumica e këtyre votave ishin për kandidatin Lulzim Basha të "Koalicionit për Qytetarin" i cili u shpall fitues me 91 vota. Në përfundim të një procesi numërimi të dyshimtë sipas drejtuesve të Partisë Socialiste por të drejtë sipas Partisë Demokratike, Lidhjes Socialiste për Integrim dhe partive të tjera të Koalicionit për Qytetarin, nga i cili rezultuan sipas Gazetës ''Shqip'' 870 fletë votimi më shumë sesa votues <ref>[ http://www.gazeta-shqip.com/politike/c4df81d8118d8ec637841b5cf3653927.html Gazeta Shqip] </ref>, KQZ shpalli fitues kandidatin e Partisë Demokratike Lulzim Basha me një avantazh prej 91 votash. Këto zgjedhje u quajtën nga misioni vëzhgues i OSBE-ODHIR-it si konkurruese e transparente, por tejet të polarizuara e me mungesë besimi ndërmjet partive në qeveri e opozitë<ref>[http://www.osce.org/sq/odihr/82108 Raporti Përfundimtar, Faqe 2 (15 gusht 2011)] </ref> dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kritikua për vendime të mara në mënyrë jokonsensuale, dhe pa një bazë të qartë ligjore <ref>[http://www.osce.org/sq/odihr/82108 Raporti Përfundimtar, Faqe 28 (15 gusht 2011)]] </ref> <ref>[ http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=211367 Top Channel]</ref>, të cilat në shumë raste krijuan përshtypjen se KQZ po favorizonte shumicën qeverisëse.
 
Ne vitin 2013 Edi Rama drejtoi fushatën e Partisë Socialiste me sloganin "Rilindje" dhe fitoi zgjedhjet e 23 qershorit. Koalicioni parazgjedhor i kryesuar nga PS dhe LSI fitoi 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë (65 deputetë PS, 16 deputetë LSI, 1 deputet PBDNJ dhe 1 deputet PKDSH.
 
== Jeta personale ==
Në mesin e dytë të viteve 80-të Edi Rama u njoh me [[Matilda Makoçi]]n studente e Institutit të Lartë të Arteve dhe një aktore që po dominonte kinematografine shqiptare në ato vite. Ata shpallën martesën e tyre më 4 korrik të vitit 1986 dhe që nga ajo kohë filluan të jetojnë bashkë. Nga martesa e tyre lindi një djalë Gregori. Historia e tyre dukej si një histori suksesi por, pas thuajse 5 vitesh, lidhja e tyre mori fund në rrethana jo shumë të qarta që u pasuan nga një gjyq ndarjeje në fillim të vitit 1991 dhe që është përfolur gjatë më pas në karrieren politike të Edi Ramës.
 
I divorcuar nga Matilda Makoçi, Edi Rama të cilit kishte filluar ti pëlqente politika, shfaqet në fillim të vitit 1991 shumë shpesh në publik në shoqërine e një pedagogeje të Fakultetit të Histori - Filologjisë Delina Fico. Raporti i tij me të u bë publik rreth asaj kohe dhe çifti u lidh përmes martesës pak kohë më vonë. Kjo ishte martesa e dytë e Edi Ramës. Ata jetuan bashkë për një periudhë kohe thuajse 6-vjecare në vende të ndryshme si në Tiranë, Paris apo Gjermani. Aktivë në lëvizjet politike të kohës ata jetuan në një apartament që Edi Rama e kishte pronë të tijën në periferi të Tiranës. Asnjëhere nuk është mësuar se përse martesa e tyre mori fund.
 
Në prill të vitit 1998 kur mbërriti në Tiranë i thirrur nga Fatos Nano në detyrën e re të ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama shoqërohej nga një antropologe gjermane Caroline Hornstein me të cilën ishte njohur në Paris afro një vit më parë. Historia e tyre ishte publike dhe në maj të vitit 1998 Caroline Hornstein u vendos në Tiranë për të jetuar me Edi Ramën. Ideja e një martese mes tyre ishte mjaft e pranishme në atë kohë dhe çifti shfaqej bashkë kudo përfshi edhe ngjarjet e rëndësishme kulturore. E diplomuar në Frankfurt dhe më pas e specializuar në [[Boston]] të SHBA-së Caroline duket se u thye shpejt me bashkëshortin e ardhshëm. Nuk dihet se si marrëdhënia mes tyre bashkë me dasmën e pritshme mbaruan në verën e vitit 1999 pas një takimi të fundit mes tyre në Gjermani. Caroline nuk u kthye më në Shqipëri dhe disa vjet më vonë u martua me kryetarin e Bashkisë së Mostarit qytetit të njohur boshnjak duke u bërë Caroline Tomiç.
Rreshti 71:
== Referencat ==
{{reflist|2}}
 
 
== Lidhje të jashtme ==
Line 85 ⟶ 84:
* [http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=211367] - Top Channel 2011
 
{{Kryeministrat e Shqipërisë|state=collapsed}}
 
 
{{Kryeministrat e Shqipërisë|state=collapsed}}
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Kryetarë të Bashkisë së Tiranës]]