[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v rregullim i sintaksës using AWB
Rreshti 6:
 
==Biografia==
Perandori Anastasi I (latinisht: Flavius Anastasius) ka lindur në qytetin e Durrësit rreth vitit 430 dhe ka vdekur në Kostandinopojë mes datave 8 dhe 10 korrik 518. Ka qenë perandor bizantin prej vitit 491 deri në korrik të vitit 518 kur ndërroi jetë. <ref>Každan A. P. The Oxford Dictionary of Byzantium. Oxford University Press, Oxford, 1991, pp. 86</ref>
Ishte biri i një fisniku durrsak, të quajtur Pompeius. Ndërsa nëna e tij ishte Anastasia Konstantina, e cila i përkiste besimit fetar arian. <ref name="Každan, 1991, p. 86">Každan, 1991, p. 86</ref>
Anastasi i kishte sytë me ngjyra të ndryshme, njërin të zi dhe tjetrin blu, ndaj është quajtur me nofkën « dikori » (në greqisht: Δίκορος, «me dy sy të ndryshëm»).<ref> name="Každan, 1991, p. 86<"/ref>
Gjatë sundimit të perandorit Zénon mbajti funksione të rëndësishme në oborrin bizantin, mes të cilave atë të silentiarius-it. Pas vdekjes së Zenonit, e veja e këtij të fundit, perandoresha Ariadna e zgjodhi Anastasin për bashkëshort duke i dhënë në këtë mënyrë njëkohësisht edhe postin e perandorit. <ref> name="Každan, 1991, p. 86<"/ref>
Gjatë mbretërimit nuk e harroi qytetin e lindjes, Durrësin, të cilin e rrethoi me mure të fuqishme dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin e qytetit. Ai sundoi për rreth 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave dhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronxi në vend të atyre prej bakri. Gjatë sundimit të tij u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Përmendet gjithashtu në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës. <ref>Zavalani T. Histori e Shqipnis. Tiranë, 1998, pp. 63-64</ref>
Koha e mbretërimit është përshkuar nga revolta dhe luftëra civile mes ndjekësve të doktrinave të ndryshme të krishtere. Perandori u përpoq të ishte neutral mes dy kampeve kryesore, monofizitëve dhe ortodoksëve, por me kalimin e kohës preferanca për të parët u bë gjithnjë e më e dukshme. Gjatë sundimit të tij nisi lufta bizantino-sasanide e cila do të vijonte edhe përgjatë gjithë kohês së sundimit të dinastisë pasardhëse justiniane. <ref name="Každan, 1991, p. 87">Každan, 1991, p. 87</ref>
Vdiq në moshën tetëdhjetë e tetë vjeçe, i goditur nga rrufeja, sipas historianit bizantin Johan Malalas. Pasi nuk kishte fëmijë paria e Bizantit zgjodhi pas vdekjes së tij për perandor Justinin I. <ref> name="Každan, 1991, p. 87<"/ref>
 
==Referenca dhe shënime==
{{reflist}}
 
[[Kategoria:Perandorë]]
[[Kategoria:Perandoria Bizantine]]
[[Kategoria:Iliri]]
[[Kategoria:Njerëz nga Durrësi]]