Gjon Shllaku (frat): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
→‎Jeta: rregullim i sintaksës
Rreshti 15:
 
== Jeta ==
Ishte biri i Loros dhe Marë Ashtës, në pagëzim i dhanë emrin Kolë. Ende i vogël hyri në kolegjin françeskane të qytetit., ku kreu filloren e gjimnazin e ultë. U krezmua më 23 maj 1917 nga Dioqeza e Shkodrës. Në noviciat në [[Troshan]] hyri ditën e [[Shën Françesku|Shën Françeskut]]t, më 4 tetor 1922. Kushtet e para rregulltare i dha më 5 tetor 1923, po në Troshan. Më 13 shtator 1928 i dha kushtet e përjetshme, duke ndërruar emrin dhe duke u quajtur kësodore Gjon. Kreu shkëlqyeshëm liceun "[[Illyricum (shkollë)|Illyricum]]" dhe kursin e filozofisë në atdhe, dhe për studimet e larta u dërgua në [[Holanda|Hollandë]] për teologji; siç ishte praktikë e atëhershme të dërgoheshin jashtështeti. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. U dërgua nga Provinciali i atëhershëm françeskan, P. V. Prennushi OFM të vazhdonte studimet në Universitetin e Louvain-it, së pari në degën e shkencave dhe më tej në histori dhe filozofi. Doktoroi në Universitetin e Sorbonës në [[Paris]] (1936-1937) për filozofi, me temën "Aktualizmi i [[Giovanni Gentile|G. Gentile]]".
 
Mbas doktorimit kthehet në atdhe duke u përfshirë në trupën mësimore të shkollës që e gatiti për universitet. Pak mbrapa, posë filozofisë, mori përsipër të japë orë frëngjishteje.