[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
→‎Jeta: rregullim i sintaksës
Rreshti 2:
 
== Jeta ==
Leu në oxhakun e Kryezinjve të Gjakovës, u shqua me ndodhitë e [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]] në cilat përkrahte krijimin e një vilajeti shqiptar. Për këtë u internua në Urfe dhe më pas në Diyarbekir.
 
Riza bej Kryeziu u përfshi në kryengritjet e viteve 1910, 1912. Në kryengritjen e Kosovës të vitit 1912 ai u shqua si organizator, luftëtar dhe prijës popullor. Në korrik zhvilloi luftime të ashpra në Llap e Boletin. Zëri i tij u dëgjua bashkë me Hasan Prishtinën në betejën e Klinës, ku u thyen keqas forcat osmane. Në gusht të vitit 1912 ishte i pranishëm në kuvendin e Ferizajt si përfaqësues i parisë së Gjakovës. Nga Ferizaj, drejt Shkupit, sipas kronikave të shtypit, kryengritësit shqiptarë udhëhiqeshin prej Riza beg Gjakovës dhe [[Bajram Curri|Bajram Currit]]t. Në nëntor 1912 Riza Bej Gjakova u zgjodh delegat në Kongresin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Riza bej Gjakova mori pjesë në protestat që u organizuan në Vlorë kundër barbarizmave serbe e greke në trojet shqiptare”. Riza bej Gjakova ka pasur rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë në Vlorë i cili mbrojti qeverinë e Vlorës dhe si bashkëkomandant i policisë popullore me [[Isa Boletini|Isa Boletinin]]n, i plagosur nga luftërat me serbo-malazezet u përlesh me falangat e vorioepirotëve të [[Spiro Milo|Spiro Milos]]s në Himarë e zona tjera shqiptare. Qeveria e Vlorës-struktura udhëheqëse e saj dhe ministritë renditen emrat e ministrave me në krye kryeministrin Ismail Qemali dhe nën numrin ''11. Komandantë të Policisë Popullore u zgjodhën Isa Boletini dhe Riza Bej Gjakova''<ref name=":0" />''.''
 
Begë dihet që të ketë qenë ekonomikisht në gjendje të mirë dhe kishte apirata për marrjen e qeverisjes së qytetit në dorë. Kundërshtarë kryesor duket të ketë qenë Bajram Aga i cili si duket në bashkëpunim me formacionet osmane të stacionuara në qytet i kishte shkatërruar [[Kulla e Riza Begut|Kullën Riza Begut]] në vitin 1898.
 
== Burime ==