Muharrem Bajraktari: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 14:
 
== Jeta ==
Ishte i biri i Nezir dhe Kadime Bajraktarit. Në vitin [[1902]] regjistrohet në shkollën fillore të [[Kolesjan|Kolesjanit]]it, ku kreu mësimet fillore.
 
Me nisjen e [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]] mobilizohet për të kryer shërbimin ushtarak nga forcat austro-hungareze që kishin pushtuar në atë kohë afro 60% të territoreve shqiptare. Arti ushtarak e tërhoqi shumë, u dallua si një ushtar shembullor dhe brenda vitit gradohet me gradën rreshter. Ende pa kryer mirë shërbimin ushtarak ai dërgohet në Vjenë. Gjatë viteve [[1917]]-[[1918]] qe hapë në [[Bicaj]] (në xhaminë e Osmanaj) një kurs për të mësuar gjermanisht. Në të vazhduan mësimet kryesisht xhandarët e komandës (rrethkomandës). Kursin e vazhduan : M. Bajraktari - Ujmisht, Avdi Beqiri - Bardhoc, Dullë Elmazi - Mustafaj, Ajet Xhema - Mustafaj, Xhafer Alia - Nangë dhe 70 vetë tjerë. Më pas Muharrem Bajraktari dhe Avdi Beqiri kanë shkuar në [[Vjenë]].
Rreshti 25:
 
=== Komandant i Zonës Ushtarake Veriore, [[1925]]-[[1927]] ===
Pas dështimit të Lëvizjes së Qershorit, Ahmet Zogu u rikthye në pushtet. Qeveria e re e ndau vendin në 4 zona ushtarake. Muharrem Bajraktari, në atë kohë Komandant i Xhandarmërisë së Prefekturës së Kosovës, u rrit në detyrë si Komandant i Zonës Veriore me qendër në [[Peshkopi]]. Në drejtimin e këtij institucioni, Muharrem Bajraktari eliminoi në mënyrë efektive të gjitha bandat e armatosura që trazonin jetën e banorëve të kësaj zone.
 
Një pjesë e këtyre bandave ishin mbeturinat e regjimit të Nolit, disa të tjera futeshin në Shqipëri me udhëzime nga Jugosllavia, kurse të tjerat ishin banda kriminale që terrorizonin banorët e zonave veriore. Kështu, Muharrem Bajraktari i eliminoi të gjitha këto banda. Është i famshëm eliminimi i bandave të krahinës së Dukagjinit në Shkodër dhe eliminimi i bandave të [[Tropojë]]s të udhëhequra nga Bajram Curri. Viti 1925 doli si viti i eliminimit të bandave të armatosura. Vitin [[1926]] ndodhi [[Lëvizja e Dukagjinit|Lëvizja e]] [[Dukagjini|Dukagjinit]]t në [[Shkodra|Shkodër]], kryesuar nga Dom [[Loro Caka]] në nëntor ngriti popullsinë e zonës në kryengritje.
 
=== Komandant i Xhandarmërisë Shqiptare, [[1927]]-[[1932]] ===
Rreshti 47:
=== Lufta kundër Italisë Fashiste [[1940]]-[[1943]] ===
*[[1940]]: Muharrem Bajraktari u rikthye në Shqipëri në fillim të vitit 1940. Përpara se të nisej drejt Shqipërisë, ai u takua me Benito Mussolinin, liderin e atëhershëm të Italisë. Në takimin midis tyre, [[Mussolini]] i propozoi Bajraktarit të merrte postin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Shefqet Verlacit. Bajraktari i tha se do të mendohej, por sapo u kthye në Shqipëri, i çoi fjalë [[Shefqet Verlaci]]t ku i thoshte "se Muharrem Bajraktari ka dalë maleve të Shqipërisë duke luftuar për liri". Pikërisht në [[Gusht]] të [[1940]] fillon edhe veprimtaria e tij antifashiste gjë që dëshmohet edhe nga dokumentat e kuesturës italiane. Prefektura e Kosovës (Kukësit) i kërkon Ministrisë së Brendshme largimin e Muharrem Bajraktari nga kjo zonë për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore.
 
*[[1941]]: Gjatë këtij viti intensifikohet lufta e Muharremit kundër pushtuesit fashist. Ai krijon një çetë vullnetare me disa dhjetra luftëtarë, kryesisht nga [[Kukësi]] të cilët kthehen në një shqetësim të madh për autoritetet italiane. Së bashku me Abaz Kupin dhe disa kolonelë anglezë ai organizon disa mbledhje në [[Lurë]] dhe [[Peshkopi]] lidhur me organizimin e një kryengritjeje. Organet italiane të alarmuara nga situata dërgojnë afro 2000 forca italiane dhe mercenare shqiptare në Kukës për të mbajtur nën kontroll situatën. Çeta e Muharrem Bajraktarit pati disa përplasje me këto forca ku mbetën të vrarë shumë ushtarë italianë por gjithashtu edhe disa luftëtarë të çetës.
 
*[[1942]]: Forcat mercenare vazhdojnë të qëndrojnë në Kukës. Muharrem Bajraktari ndodhet në arrati bashkë me çetën e tij. Megjithatë ai rikthehet disa herë në shtëpinë e tij në [[Ujmishti|Ujmisht]] ku biles një herë rrethohet nga forcat italiane por arrin t'i shpëtojë rrethimit. Kryeministri i asaj kohe, [[Mustafa Kruja]] urdhëron arrestimin e menjëhershëm të Muharrem Bajraktarit si personi kryesor që udhëheq trazirat në Kukës, [[Hasi|Has]] dhe [[Dibër|Dibra]]. Ndërkohë gjithë prefekturës së Kosovës (Kukësit) i shkon thirrja se ai që strehon dhe mbron Muharrem Bajraktarin do të konsiderohet bashkëpunëtor i tij dhe do të ndëshkohet rëndë. Në shtator të 1942, Muharrem Bajraktari merr pjesë në [[Konferenca e Pezës|Konferencën e Pezës]] si përfaqësues i [[Luma|Lumës]] (Kukësit) dhe Hasit.
 
*[[1943]]: Gjatë gjithë vitit 1943 Muharrem Bajraktari nuk rresht së luftuari pushtuesin italian. Kulmin e arriti në fillim të shtatorit kur me afro 1500 forca nën drejtimin e tij i shpall luftë garnizonit italian në Kukës. Ai dhe forcat e tij sulmojnë garnizonin i cili dorëzohet menjëherë. Ndërkohë në ato ditë Italia kapitullon.
 
=== Lufta kundër Gjermanisë Naziste [[1943]]-[[1944]] ===
*[[1943]]: Në Shqipëri hyjnë trupat e [[Gjermania|Gjermanisë]] Naziste. Menjëherë forcat e Bajraktarit i presin me luftë gjermanët të cilët gjithsesi arrijnë të marrin qytetin Kukësit e pastaj gjithë krahinën. Pas dështimit të Marrëveshjes së Mukjes, forcat nacionaliste organizojnë në shtator 1943 një mbledhje në Lurë ku si njëri prej organizatorëve kryesorë ishte edhe Muharrem Bajraktari. Aty u vendos të luftohej pushtuesi i ri dhe të arrihej me çdo kusht marrëveshja me PKSH.
 
*[[1944]]: Ky vit është viti i fundit për luftën në Shqipëri. Komunistët kishin fituar terren dhe kishin ardhur edhe në Kukës. Në fillim të gushtit forcat e Bajraktari përleshen me rreth 40 ushtarë gjermanë në Qafën e [[Kolesjani]]t. Kjo shërben si shkëndija e luftës midis Nacionalistëve dhe Gjermanëve. Forcat gjermane tërhiqen dhe zbresin në fushë, më saktë në fshatin [[Nangë]] ku kishin vendosur edhe një autoblind të pajisur me top dhe mitralozë. Forcat Nacionaliste të drejtuar nga Muharrem Bajraktari përqëndrohen në Bicaj (qendër historike e Lumës) ku dhe hartojnë planin e luftës. Ndërkohë forcat gjermane godasin vazhdimisht me top [[Bicaj]]n. Luftimet ashpërsohen dhe gjermanët tërhiqen edhe më shumë kurse rreth 500 forca nacionaliste përqëndrohen tashmë në Gostil. Gjermanët mbyllen në Kukës duke mbrojtur rrugën Kukës-[[Prizreni|Prizren]]. Duke përfituar nga situata Muharrem Bajraktari organizon një mbledhje të krerëve të Lumës dhe Hasit e quajtur "Besëlidhja e Lumës". Aty u vendos luftë pa kompromis me pushtuesin dhe të ndalohej vëllavrasja e nxitur nga komunistët. Në fillim të shtatorit Brigada 5 e udhëhequr nga Shefqet Peçi sulmon forcat e Muharrem Bajraktarit. Sulmi fillon me një atentat që i bëhet Bajraktarit në Gostil nga komunistët. Menjëherë Bajraktari shpërndan forcat e tij dhe me një grup besnikësh del në mal.