[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 23:
| firma =
}}
'''Papa Klementi XI''' (Gjon Françesk Albani l. [[23 Korrik|23 korrik]] [[1649]], [[Urbino]] - v. [[19 Mars|19 mars]] [[1721]], [[Roma]]) ishte [[Lista e papëve|papa i 243 i Kishës Katolike]]. <ref name="EdP">* {{en}} {{{emri}}} - [http://www.newadvent.org/cathen/12272b.htm Enciklopedia katolike e papëve]</ref> Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më [[23 Nëntor|23 nëntor]] [[1700]] dhe deri më [[19 Mars|19 mars]] [[1721]]. Paraardhës i tij ishte [[papa Inoçenti XII]], ndërsa pasardhësi [[papa Inoçenti XIII]]. Papa Klementi XI - Albani vdiq me [[19 Mars|19 mars]] [[1721]] mbasi e udhëhoqi [[kisha Katolike|kishën katolike]] për 21 vjet rrjesht dhe rreshtohet i katërti për nga vitet ne krye të Kishës Katolike mbas [[Shën Pjetri]]t me 35 vjet, [[Papa Piu IX]] me 31 vjet, [[Papa Gjon Pali II]] me 26 vjet.
 
== Jeta dhe veprimtaria ==
Rreshti 31:
Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI për të bashkuar Krishterimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri ku [[Kisha Katolike|Kisha katolike romake]] dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703) i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.
 
Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë nuk ishte në lartësinë e duhur, u arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për [[Dioqeza|dioqezatdioqeza]]t latine të [[Ohri]]t dhe [[Shkupi]]t. Një mision i ritit bizantin funksiononte në [[Himara|Himarë]] qe nga viti [[1628]]. Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona verilindore dhe qëndrore u vu re dukuria e kriptokrishterimit (krishterimi i fshehur), e cila zgjati deri në ditët tona (sidomos gjatë periudhës [[Enver Hoxha|enveriste]]); e edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në shumicë sektet më heterodokse dhe më pak të largëta nga krishterimi, si psh bektashinjtë.
 
== Familja Albani ==
Rreshti 59:
Në atë kohë qendra e kishave ilire ishte [[Raguza]] ku mbaheshin këshillat kishtare të Ilirisë. Mbasi patën qenë mbytur në det ipeshkvinjtë shqiptarë duke u kthyer nga mbledhja, Klementi XI vendosi që mbledhjet ndër [[dioçeza]]ne shqiptare andej e tutje të mbaheshin në tokën shqiptare. Qendra e parë e kishave ilire ka qenë [[Akuileja]], mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart në Vendik, për arsye praktike u caktue Raguza si qendër mbasi ishte ma e përshtatshme edhe gjeografikisht.
 
Mbasi selia patriakale e ilirëve u bart në Vendik, e atje ishin grumbullue gjatë shekujve dokumenta, libra, monumenta edhe për Ilirinë, e mbasi Venediku kishte edhe Institute e njerëz të përshtatshëm për historografi, Papa Klementi i XI u muer vesht me Jezuitët e Venedikut e këta dërguen në Romë at [[Filip Riceputti]]n i cili mori në dorëzim nga Papa shqiptar lëndën historike të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare për të përballuar shpenzimet e duhura për atë punë.
 
At Filip Riceputti mbi një barkë të Venedikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut duke u ndaluar në të gjitha qendrat ku kishte lëndë për punën e vet e nga këto qendra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qendrat e brendshme të vendit prej nga i dërgohej lënda e duhur në breg të detit. Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin e [[Tivari]]t. Prej Tivarit u dërguan lajmëtarë në të gjithë qendrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën duke i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhëshëm të kishave ilire. Një qerre me qe e ngarkueme me dorëshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltërave të Zadrimës, u mbyt në ujë duke kaluar [[Drini]]n e humbi e gjithë ngarkesa e caktuar për At Riceputt-in.
 
Riceputti e ndau të gjithë lëndën e historisë kishtare ilire në katër pjesë me nëndarjet e renditjet përkatëse simbas skemës që kishte përpiluar Klementi XI. Pas vdekjes se tij, At Riceputti me zell e kujdes përfundoi të katër pjesët e historisë kishtare ilire e kur i pati gati për shtyp, mbaruan ditët e jetës së tij e vdiq. Jezuitët, siç e kanë zakon kur vdes çdo anëtar i shoqërisë së tyre që ka në dorë çdo punë të rëndësishme, ngarkuan që të kujdesej për shtypin e dorëshkrimeve të Riceputtit njeriun e tyre më të aftë për historografi, At [[Daniel Farlati]]n. Ky mbasi studioi të gjithë veprën e Riceputt-it u raportoi eprorëve të vet se historinë kishtare e shkruar nga At Filip Receputti, ishte punë me kritere historike të vjetruara. Mbasi u studiua mirë çështja e rezultoi si kishte raportuar At Daniel Farlati, eprorët ngarkuan këtë të niste punën përsëri simbas kritereve historiologjike moderne të kohës. At Daniel Farlati shkroi, shtypi e botoi katër vëllimet e para të veprës Illyricum Sacrum e ndërroi jetë.