[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Bashkova dy versionet, Artemisa dhe Artemida
rregullim i sintaksës
Rreshti 17:
== Mitet e saj ==
Nga mitet dimë për disa ndërhyrje të saja në fatet e njerëzve. Na e paraqesin si grua më parë zemërguri se sa të meshirëshme. Mbretit të Mikenës, Agamemnonit, p.sh. nuk ka mundur t'ia falë vrasjen e drenushës, për ketë arsye gati ia ka bërë të pamundshme shkuarjen në Trojë. U qetësua vetëm kur mbreti ia flijoi bijën e vet Ifigjeninë. Mizorisht e dënoi Akteonin, gjahtarin teban, kur ky njëherë krejt rastësisht, e sheh tërësisht të zhveshur. E shndërroi në dre dhe u urdhëroi qenëve të vet që ta shkyejnë. Kur njëherë Eneu, mbreti i Kalidonisë pat harruar t'ia afrojë flijimin në tokën e tij e dërgoi derrin e egër të madh, i cili shkatërronte të korrat dhe i vriste njerëzit. Për ta vrarë i është dashur që të bashkohen të gjithë trimat e Kailidonisë, në krye me Meleagrin, djalin e Eneut. Artemida kinëse nga xhelozia e vret gjahtarin e famshëm Orionin. Hakmarrja e saj mbi Nioben, mbretëreshën tebane e cila e ka ofenduar nënën e saj, ka mbetur në kujtesë si proverb. Ndërkaq dimë edhe për rastet kur zbutej me ndjesë ose fljime. Nga tërbimi i saj shpëtoi p.sh. Herakliu, i cili e kishte zënë drenushën e saj të dashur kirenease.
 
 
Artemida për grekët ishte ideal i bukurisë femërore. Nga mitet e tyre shihet se nuk ka qenë e detyruair të marre pjesë në ato gara fatëzeza të Herës, Athenës dhe Afroditës, të cilat më në fund shpiejnë deri te lufta trojane. Bukuria e Artemidës nuk ka qenë bukuri e zonjës së lartë, çfarë paraqitej Hera. Nuk ka qenë as bukuria e Athenës dinjitare dhe të mençur, por as bukuria e Afroditës së shastisur, por, si do të thoshin sot bukuria e sportistes çfarë i shohim në fushat sportive dhe pishina. Grekëve të formuar në pikëpamje sportive dhe ushtarakisht me së shumti u ka pëlqye bukuria e Artemidës së tillë. Ngjashëm ka qenë edhe te romakët, të cilët e kanë adhuruar nën emrin Diana.
Line 34 ⟶ 33:
[[Kategoria:Hyjnitë‎]]
[[Kategoria:Mitologjia greke]]
[[Kategoria: Greqia e lashtë]]