Vaso pashë Shkodrani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.109.134) dhe riktheu rishikimin 1610963 nga Hatake: ndryshime te papershtatshme
→‎Jeta: rregullim i sintaksës
Rreshti 31:
Leu në Shkodër, i biri Mhill (Hilë) Gjokë Vasës dhe Drande Gjergjes, e motra do të ishte e ëma e Imzot [[Luigj Bumçi]]t. Të parët e fisit të tij, nga i ati, ishin shpërngulur prej Mirdite dhe ishin zhvendosur në qytet, në atë shtëpí ku sot është shtëpia-muzé e Pashko Vasës.
 
Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike nga 1842 deri më 1847, ku pati mundësinë të përmirsojë dijet e tij në gjuhët e huaja: [[Gjuha italiane|Italishte]], [[Gjuha frënge|Frëngjishte]], [[Gjuha turke|Turqishte]] dhe [[Gjuha greke|Greqishte]]. Gjithashtu kishte njohuri në [[Gjuha angleze|Anglishte]] e [[Gjuha Serbe|Serbishte]] dhe më vonë nxuri edhe [[Gjuha arabe|Arabishten]]<ref>Kopeček M., [http://books.google.com/books?id=TpPWvubBL0MC&printsec=frontcover&dq=Discourses+of+collective+identity+in+Central+and+Southeast+Europe&hl=en&ei=kN81TfOzO8ej8QOBoqy9BQ&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCMQ6AEwAA#v=onepage&q&f=false Discourses of collective identity in Central and Southeast Europe (1770-1945)], '''2''', Budapest, Hungary: Central European University Press, p. 119, [[International Standard Book Number|ISBN]] [[Speciale:BookSources/963-7326-60-X|963-7326-60-X]]</ref>.
 
Më [[1847]] vajti në [[Italia|Itali]], ku ziente lufta kryengritëse për lirí. Ai mori pjesë gjallërisht në radhët e forcave kryengritëse italiane. Në Bolonjë u caktua si oficer i Rojës Qytetare. I frymëzuar nga atdhetarët e shquar italianë, si Mazzini, [[Giuseppe Garibaldi|Garibaldi]], Gioberti, dhe të vendeve tjera si Mickieviçi etj. Idetë që e ushqyen për këtë qëllim solidar ai i shpreh në dy letra, që i dërgon në qershor dhe korrik 1848, nga Bolonja, Nikolo Tomazeut, poet dhe enciklopedist, mik i [[Jeronim de Rada|Jeronim De Radës]] dhe i [[Elena Gjika|Dora d'Istrias]]. Në shpalljen e Republikës Venedikase jetëshkurtër, nga Daniele Manin, mori pjesë përkrah popullsisë kryengritëse të atij qyteti që u rrethua nga austriakët në Mestre. Ndërkohë që austriakët hynë me 28 gusht 1849 dhe Pashko Vasa u largua me disa shokë tjerë për në Ankona. Aty austriakët e kapën dhe e detyruan, si shtetas turk, të kthehej në Stamboll.