[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 21:
}}
 
'''Turhan Pashë Përmeti''' ([[Tërhalla|Tërhallë]], [[1839]] - [[Neuilly]], [[Francë]], [[18 shkurt]] [[1927]]) ka qenë nëpunës e diplomat shqiptar i [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dhe më pas tri herë kryeministër i [[Shqipëria e Pavarur|Shqipërisë së pavarur]].
 
== Jeta ==
Turhan Jusni beu leu në Tërhallë, i biri i Jahja beut, nga familjet e mëdha të qytezës së Përmetit në [[Vilajeti i Janinës|vilajetin e Janinës]]. Në medresetë e [[Janina|Janinës]] nxuri [[Gjuha arabe|arabisht]] dhe [[Gjuha perse|persisht]], kurse te "[[Zosimea]]" është diplomuar duke marrë njohuritë themelore të shkencave.
 
Më pas ka vazhduar Fakultetin e Drejtësisë në [[Athina|Athinë]]. Nga disa pedagogë privatë ka marrë njohuri mbi [[E drejta nderkombetare|të drejtën ndërkombëtare]], [[E drejta romake|të drejtën romake]], mbi historinë e hartimit dhe të nënshkrimit të të gjitha marrëveshjeve duke filluar nga Paqja e Vestfalisë (1648) e deri në vitin 1815 [[Kongresi i Vjenës]] dhe njohuri mbi [[Ekonomia ndërkombëtare|ekonominë ndërkombëtare]]<ref>Egro D., ''Turhan pashë Përmeti - kryeministri më me ndikim në botë se Ismail Qemali,'' [[Panorama]], 17 nëntor 2014.</ref>.
 
Shkruan turqisht dhe frengjisht di shqip greqisht italisht dhe pak spanjisht. Turhan Pashë Përmeti ishte zyrtar i lartë i perandorisë Otomane para se ti bashkohej lëvizjes kombëtare shqiptare. Ndër postet që ai ka pasur në perandorinë Otomane ishte Guvernator i [[Kreta|Kretës]] në vitet 1895 dhe 1896 dhe ambasador në Shën Petërsburg. Ai e fliste greqishten e frëngjishten rrjedhshëm dhe konsiderohej si administrator i aftë, por jo shumë i vendosur. Turhan Pashë Përmeti ishte [[kryeministër]] i [[Shqipëria|Shqipërisë]] në vitin [[1914]] nga data [[15 mars]] deri më [[3 shtator]], si dhe nga [[1918]] deri në vitin [[1920]]. Gjate kësaj periudhe ai u ndikua shumë nga [[Esat Pashë Toptani]].
 
Turhan Pasha vdiq në [[Neuilly]], [[Francë]].