Çështje të marrëzisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
→‎top: rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
[[Figura:Çështje të marrëzisë.jpg|thumb|Çështje të marrëzisë, kopertina]]
"Çështje të marrëzisë" është një roman nga [[Ismail Kadare]]. Eshtë rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.
Dhe ashtu siç ndodh me fëmijët, që duke u kuturisur nëpër skuta, zbulojnë hyrjen e një bodrumi ku rri i fshehur një thesar i shumëkërkuar nga të tjerët, kështu ndodh edhe me Kadarenë: mu këtu, në fëmijëri ai gjen çelësin e shpjegimit të botës. “Bota është e marrë” - zbulon Kadare. Dhe e vetmja e vërtetë për shpjegimin e saj është marrëzia. Por kjo e vërtetë e thjeshtë nuk mund të zbulohet me asnjë nga instrumentet e njohjes që ka shpikur njerëzimi, me asnjë nga teoritë, ideologjitë, apo kuturisjet e marra nëpër botë. Ajo zbulohet vetëm me naivitetin e fëmijës. Vetëm syrit të pafajshëm fëmijëror i zbulohet e vërteta e madhe. Dhe e vërteta e madhe e botës është marrëzia.
 
Në këtë këndvështrim, romani “Çështje të marrëzisë” është njëherësh kthim nga një aventurë dhe rinisje drejt një aventure tjetër. Pasi na ka joshur me aventurën e tij nëpër botë, Kadare me këtë roman na fton në një aventurë tjetër. Madje, vetë romani duket sikur tallet me aventurat e mëparshme. Romani i ngjan në këtë kuptim “Don Kishotit” të Servantesit: një narracion që tallet me rrëfimet kalorësiake pararendëse. “Hani” i Kadaresë është fëmijëria e tij. Prej aty ai niset në eksplorimin e marrëzisë
 
{{Ismail Kadare}}
 
 
 
 
{{Ismail Kadare}}
[[Kategoria:Ismail Kadare]]
[[Kategoria:Libra]]