[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Mars → mars duke përdorur AWB
Rreshti 9:
Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë.
 
Ju ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena, ndërsa në Akropol, për nder të Atenës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore - PANTENONI.
 
 
Mbi lindjen e Athenës nga mitet e lashta dimë relativisht pak. Homeri thotë se ka lindur prej Zeusit pa nënë. Te shkrimtarët për nga koha më të rinjë për këtë gjejmë më tepër detaje. Sipas Hesiodit Zeusi e ka lindur nga koka e vet pasi që e han Metidën, hyjneshën e mençurise me qëllim që ta pengojë ta lindë bijën e cila, sipas profecisë, është dashur ta tejkalojë në mençuri, dhe djalin i cili është dashur ta tejkalojë me fuqi dhe t'ia rrëmbejë fronin. Mitet edhe më të reja thonë edhe atë se si e ka lindur Zeusi Athenën. Kur e ka ngrënë Metidën, aq shumë i dhimbi koka sa që mendoi se do t'i pëlcasë. Për këtë arsye thirri zotin Hefest (sipas verzionit tjetër zotin Hermes, madje edhe Titanin Promete) që me sopatë t'ia çajë kokën. Posa veproi kështu, kërceu prej kokës së Zeusit hyjnesha e ndritshme me pajisje të plotë luftarake - Palada Athena.
Line 26 ⟶ 25:
Tempujt luksozë Athenës i janë kushtuar në Delfe, Tege, në Arkadi, në kepin e Suniut, në trevën e Azisë së Vogël në Prienë në tokat e Azisë së Vogël dhe me të krenohej edhe Troja.
 
Prej skulpturave të Athinës në antikë më të famshmet i kanë konsideruar truporet madhështore prej arti, bronzës dhe fildishit: Athena Parthenos, Promachos dhe Athena Lemnios. Për fat të keq i njohim vetëm në saje të imitimeve te mëvonshme, kryesisht të cilësisë së dobët (që sot gjenden në Mu-zeumet e Vatikanit, Napolit, Bolonjës, Berlinit, Drezdenit e gjetiu). Imitim i skulpturës së Fidisë në Partenon është me siguri dhe e ashtuquajtura Athena Varvakease që gjendet në Muzeun Kombëtar Arkeologjik në Athinë dhe Minerva vigane në Muzeun në Terme. Prej trupave të tjera po përmendim Athenen Farnese dhe Athenën Gistuiniani (Gjustiniani). Këto janë kopje romake të origjinaleve greke, sigurisht të mbarimit të shek. V. para e.s. (dhe që sot gjenden në Muzeun e Vatikanit dhe në Luvër. Këtyre veprave mund t'i bashkohet kopja e mirë helenistike e Pidisë, ndonëse jo e madhe dhe pjesërisht e dëmtuar Athena Parihenos nga Heraklea Linkestis te Manastiri sot në Muzeun Popullor në Beograd. Athena, skulpturë e Mironit nga grupi Athena dhe Marsiamarsia, ndoshta e mesit të shek. V para e.s. e dimë vetëm nga kopjet e relieveve (njërit prej më të bukurave është në Muzeun e Akropolit në Athinë). Pikturat në vazat me pamjen e Athenes janë ruajtur me shumicë, prej të cilave disa dhjetëra që nga shek. VI para e.s. Prej të tjerave më vlerë të veçantë janë : Mosmarrëveshja e Poseidonit dhe Athenës rreth Atikës në amforat e Atikës nga mesi i shek. VI para e.s. (gjendet në Luvër) dhe Lindja e Athenës nga fillimi i shek. V para e.s. (gjendet në Muzeumin Britanik në Londër). Prej skulpturave të saja të kohës së re po përmendim atë të Drosisit, i fillimit të shek. tonë, në shtyllën e lartë jonike para Universitetit të Athinës dhe Houdonit (Hudonit), kah mbarimi i shek. XVIII, e cila e zbukuron Institut de France në Paris.
 
[[Kategoria:Mitologji]]