[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
përmirësime teknike, zëvendësova: Qershor → qershor duke përdorur AWB
Rreshti 1:
 
[[File:Onufri cipriota, porta di iconostasi con annunciazione, XVI-XVII secolo, da berat.JPG|thumb|Porta e ikonostasit me lajmërimin, shek. XVI dhe XVII, Berat]]
'''Onufri''' ka lindur në shekullin e XVI në Shqipërinë e Mesme. Ka hamendësira për në [[Berat]] , sipas asaj që ai ka thënë, por edhe në Shpat, ku në kishën e vogël të Valshit, që ai e ka pikturuar vete- është ende një varr i paidentifikuar. Mendohet se ka lindur me [[12 Qershorqershor]] sepse është Dita e Shën Onufrit. Ky i fundit ka qenë një shenjt asket në fillimet e Kristianizmit. Në fakt ka lindur në një periudhë shumë aktive. [[Skënderbeu]] , heroi kombëtar i shqiptarëve, kishte ndërruar jetë para një gjysmë shekulli, ndërsa Osmanët kishin pushtuar të gjithë [[Shqipëri]]në. Duhet thënë se bashkë me të, tashmë edhe rezistenca e famshme shqiptare kishte rënë dhe osmanët filluan të mendonin për organizimin e brendshëm të këtij vendi krejt të rrënuar. Ata ndërtuan kështjella, rregulluan administratën dhe u munduan të konvertonin shqiptarët. Në Shpat, shqiptarët shpëtuan nga Islamizmi duke mbajtur dy identitete. Ndërsa Kristianizmi, një shenjë të rezistencës së tij, kishte edhe motivet kristiane, që ishin një shenjë e afirmimit shpirtëror dhe mospajtimit me pushtimin osman, ndaj kuptohet lehtë vlera e punës së Onufrit.
 
=== Historiku ===
Line 16 ⟶ 15:
 
Gjithashtu mbi vitin e lindjes dhe të vdekjes së Onufrit dhe të birit të tij Nikollës nuk mund të flitet me saktësì. Prej Onufrit kemi vetëm vitin e pikturimit të Kishës së shën E Premtes në Valësh, 1554, dhe prej Nikollës vitin e pikturimit të Kishës së shën Mëri Vllahernës në Berat, 1578. Prej këtyre viteve del se piktorët, atë e bir, Onufri me NIkollën, kanë jetuar e kanë punuar në shek. XVI-të.
 
 
=== Vlerësime ===
Line 36 ⟶ 34:
Ne Ballkan, ekzistonte Patriarkana e Ohrit. Kjo patriarkane, mbulonte edhe kishen e Ipatise, prane Shpatit, ne Elbasan. Ungjijte ne greqisht, ne Venedik jane porositur edhe nga Patriarkana e Ohrit. Kush ka qene njeriu me funksion zyrtar, qe mund te kete shkuar ne Venedik?
 
Unë kam zbuluar një ikone te Shën Mërisë ne një kishe te Pulias dhe e kam hedhur hipotezën qe Onufri duhet te ketë edhe ikona te tjera ne Itali. Nëse ai, vërtetohet qe ka pikturuar ne kishat e Italisë se Jugut, si titullar i Patriarkana e Ohritt, ai duhet te ketë qene patjetër ne Venedik. Por pranë qytetit te Romes, ndodhet Abacia Ortodokse e Grotaferrates, e cila varet drejtpërdrejt edhe sot nga Vatikani. Ne Grotaferrata, ka pasur shume shqiptare. Nuk është ndonjë çudi qe nga Grotaferrata, Onufri te ketë shkuar ne Rome dhe te ketë pare Kapelën Sikstina te Mikelanxhelos.
 
Janë disa motive qe flenë thelle ne vetëdije, mundet te mos dalin ne sipërfaqe asnjëherë, ose te fosilizohen ashtu si qymyri kthehet ne diamant gjate një kohe te gjate. Por vetia shpërthyese, gjithsesi është brenda. E vështire është te krijosh një ekuacion mendor për te kthyer një motiv te përhumbur, ne dukje krejt te parëndësishëm ne një pike te ndritshme te se vërtetës.
 
Nje motiv i tille, lidhet me nje ide te perafert te rrafshit te pashmangshem te krahasueshmerise. Gati gjysme shekulli me pare, dekania e Ikonografise Shqiptare, Viktori Puzanova, ne kumtin e saj shkencor per artin e Onufrit, ndalet vecanerisht ne nje portret emblematik: Ne portretin e Mbretit David. Ky portret afreskor ndodhet ne kishen e vogel te Valshit, ne krahinen e Shpatit. Ajo thote, jo rastesisht se portreti i Davidit onufrian, te kujton "Padre Eterno" te Mikelanxhelos.
Line 52 ⟶ 50:
Skena kur Zoti At, zgjat doren e djathte per te prekur me gisht doren e majte qe zgjatet te Adamit, konsiderohet si nje kryeveper e patjetersueshme. Kjo eshte pika qendrore e tere kompozimit, kemi te bejme me nje filozofi kozmogonike te krishterimit. Zoti At ka nje fytyre madheshtore, dallohet qarte profili i tij, i nje burri te fuqishem.
 
Pikërisht, ky portret i Mikelanxhelos, ka ngjashmëri me portretin gjithashtu te një burri te fuqishëm dhe madhështor, qe është Davidi i Onufrit. Kemi te bëjme me një analogji, do te shprehej Vinkelman, me një intuite, do te thonte Bergson, me një paralele pikturike, do te saktësonte Klark, ndoshta jo me një rastësi, do te shtoja me përkorje unë. A ka pasur te drejte Puzanova ? Vështirësitë për ta vërtetuar, janë te mëdha, por edhe lehtësisht te depërtueshme. Meqenëse dhuntia e analizës, nuk është aq e rëndomte, duhet te shtoj se disa fakte nuk mund te shmangen.
 
***
Line 67 ⟶ 65:
 
***
Po i afrohemi qartësisë së enigmës, mbasi kemi ecur ne terrin e një tuneli. Nuk e dimë se tuneli e ka një dalje, por dimë se tuneli nuk është fare kot. Një mbishkrim i njohur i Onufrit, i vitit 1554, pikërisht ne kishën e Valshit, ku ai ka pikturuar Davidin e tij, e quan Onufrin, "piktor dhe protopape te Neokastres (Elbasanit)". Funksioni i Protopapes ka një status te larte intelektual dhe është ai i një kryeinspektori ne Patriarkanen e Ohrit, i cili nder te tjera ka per detyre qe te inspektoje tere kishat qe janë nen juridiksionin e Patriarkanes se Ohrit. Pra, Onufri protiopap, e ka pasur këtë funksion.
 
Pra, ai ka lëvizur ne tere gjeografinë juridike te Patriarkanes se Ohrit. Ohri u pushtua nga turqit ne 1395 dhe deri ne 16 janar 1667, ne kohen e Arkipeshkopit Arsen, Patriarkana e Ohrit ka qene me vete, ndersa pas kesaj date eshte perfshire ne suazen e Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopojes. Ne vitin 1566, Patriarkana e Ohrit e mbroi kryepriftin e Korces, Timoteon, Metropolit i shqiptareve dhe i grekeve ne tokat e Pulias, Abrucit, Bazilikates, Kalabrise, Sicilise, Maltes, Dalmacise dhe te cdo perbersi tjeter ortodoks te cdo krahine dhe te viseve te Perendimit (Enciklopedia e Madhe), Athine, vellimi 8, faqe 676 677. Ky fakt, eshte teper i rende per t'u kuptuar. Kuptimshmeria behet gravidacionale.
Line 92 ⟶ 90:
 
***
Eshte e tepruar te themi se Onufri eshte nje piktor i Rilindjes Evropiane, madje edhe nje idhtar i Mikelanxhelos. Eshte tjeter klasifikimi pikturik i stilit te Onufrit, dhe tjeter gje analiza e perafersive qe na tregojne zhvillimet e tij te brendshme artistike. Onufri eshte ikonografi gjenial shqiptar me i madh i te gjitha koherave. Ai eshte Skenderbeu i ikonografise shqiptare. Kjo nuk ka asnje dyshim. Por ende jemi ne paradhomen e studimit te artit Onufrian. Mendoni se eshte pak kjo gje? Une mendoj se jo.
 
== Galeria ==
<gallery>
Skeda:Afresku i pikturuar nga Onufri. 1.jpg
 
 
{{Commons category|Onufri Argitis}}