[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v shtova koordinatat
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 133:
Me datë [[16 gusht]] [[2006]], në mbështetje të nenit 100 të [[Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë|Kushtetutës]] dhe të nenit 15, të Ligjit nr.9095, datë [[3 korrik]] [[2003]], "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, [[Këshilli i Ministrave i Shqipërisë|Këshilli i Ministrave]] vendosi lidhjen e [[Marrëdhënie diplomatike|marrëdhënieve diplomatike]] me Republikën Islamike të Afganistanit.
 
Ndërkaq, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të pranishme në Afganistan, si pjesë e operacionit "[[Liri e Përhershme]]" ([[Enduring Freedom]]), në kuadrin e misionit [[ISAF]] të Koalicionit Ndërkombëtar kundër terrorizmit që nga [[gushti]] [[2002]]. Kontigjenti i 8të përbëhej nga një [[toga|togë]] me 22 vetë nga [[Batalioni i Operacioneve Speciale]] dhe është ngarkuar me detyra patrullimi në rajonin e [[Kabuli]]t. Me datë 16 gusht u dërgua kontigjenti i 9-të në Afganistan. Ky kontigjent përbëhet nga 22 vetë: 3 oficerë, 12 nënoficerë dhe 7 ushtarë profesionistë të Batalionit të 3-të të Këmbësorisë. Ai ishte në përbërje të Kontigjentit Turk. Ky është kontigjenti i tretë në Afganistan nga rradhët e Batalionit të 3-të të Këmbësorisë i dislokuar në [[Poshnjë]] të [[Berati]]t.
Në Dhjetor të vitit 2016, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dërguan në Afganistan misionin e parë paqeruajtës RSM-1 Resolut Support Mission, pranë Komandës së Trajnimit Këshillimit dhe Ndihmës. Kontigjenti i drejtuar nga Kapiten Leonard Gjuta, përbëhej nga 40 ushtarak të batalionit të dytë të këmbsorisë. Detyra e tyre ishte ruajtja dhe siguria e bazës Force Protection.
 
== Burimi i të Dhënave ==