[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.209.163) dhe riktheu rishikimin 1556201 nga 178.220.110.227
Rreshti 20:
Bebet e porsalindura shpesh artikulojnë tinguj disa minuta pasi kanë ardhur në jetë. Megjithëse historikisht është menduar se lëshojnë britma të rastit deri në momentin kur fillojnë të flasin. Më 1971 studiuesit përcaktuan katër stade të krijimit të tingujve gjatë vitit të parë të jetës.<ref>Kaplan, E., & Kaplan, G. (1971). The prelinguistique child. In J. Elliot (Ed.), Human development and cognitive processes. New York:Holt, Rinehart & Winston.</ref> ''Stadi i parë'' ndodh kur bebet fillojnë <u>të qajnë</u> gjatë lindjes. ''Stadi i dytë'' i cili fillon rreth muajit të dytë dhe karakterizohet nga <u>gugatja</u>. Rreth muajit të gjashtë bebet fillojnë <u>të murmurasin</u> dhe kjo përben ''stadin e tretë''. Murmuritja mund të përmbajë tinguj nga shumë gjuhë dhe jo vetëm nga ajo amtare. Në ''stadin e katërt'' i cili fillon rreth moshës 1- vjecare shfaqen fillesat e lindjes së një <u>model i të folurit</u>. Në moshën 2- vjecare zhvillimi gjuhësor karakterizohet nga <u>të folurit telegrafik</u> dhe përben ''stadin e peste''. Më vonë në moshën 3-4 vjecare fjalitë e ndërtuara nga fëmijet bëhen më komplekse, ato përdorin kohën e shkuar.
 
== Teoritë e zhvillimit gjuhësor ==
{{Commons|Language}}
 
Kudo në botë fëmijët mësojnë t'i krijojnë të gjitha strukturat themelore të gjuhës brenda tre viteve të para të jetës che në moshën 5 - vjecare ato zotërojne një fjalor prej disa mijëra fjalësh. Fëmijët që rriten që herët në mjedise dy-gjuhësore mund t'i mësojnë që të dyja në mënyrë të rrjedhshme dhe pa thekse të huaja. Kur një person rritet bëhet gjithnjë e më e vështir të mësoj e të flasë një gjuhe të huaj rrjedhshëm.
''Bashkëveprimi social'' është themelor për përvetsimin e gjuhës së folur dhe për mosharrimin e saj. Duke u nisur nga fakti se foshnjat dhe fë mijët kanë nevojë të jenë pranë njerëzve të tjerë për të përvetsuar gjuhën normalisht B. F. Skinner argumentoi se ''përforcimi'' është një element themelor në përvetsimin e një gjuhe.
 
''Teoria biologjike psikolinguistike''. Kur psikolinguistët po e kuptonin gjithnjë e më mirë kompleksitetin e gjuhës që përdorin të rriturit, u duk e pamundur që një fëmije të mund të pervetsonte vetëm nëpërmjet imitimit dhe përvetsimit të gjitha rregulat e kërkuara të gjuhës. Kështu ato arritën në konkluzionin se fëmijët janë të programuar biologjikisht për ta përvetsuar gjuhën. Një shkollë mendimi shprehin se fëmijët lindin me një aparat për përvetsimin e gjuhës (APGJ), i cili u mundëson atyre të interpretojnë të folurit e të rriturve dhe të ndërtojnë fjalitë e veta me rregulla të sakta gramatikore.<ref>Chomsky, N. (1965). ''Aspects of the memory of syntax.'' Cambridge, MA: MIT Press.</ref>
 
== Referenca ==
<references/>
 
{{Commons|Language}}
 
[[Kategoria:Psikologji]]