[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
{{Për përmirësim}}
 
'''Astronomia''', që nga [[etimologjia]] do të thotë "''ligji i [[Ylli|yjeve]]''", ([[gjuha greke|greq.]]: astro + nomos) është [[shkenca|shkencë]] që përfshin [[vrojtimi]]n dhe shpjegimin e [[Dukuria|dukurive]] që ndodhin jashtë [[Toka|Tokës]] dhe [[Atmosfera|atmosferës]] së saj. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave jashtë tokësorë që mund të vrojtohen në qiell, së bashku me të gjitha proçeset (ecuritë) në të cilat ato përfshihen.
Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit. Gjatë një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të ndahej në [[Astrometria|astrometri]], [[Mekanika qiellore|mekanikë qiellore]] dhe [[Astrofizika|astrofizikë]]. Nga të treja, astrofizika, është dega më e njohur pasi në shumë [[Universiteti|universitete]] përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.