[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 75:
Në romanin e gjashtë, ''[[Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier (libri)|Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier]]'', Fluronvdekja fillon luftë të hapur. Harri dhe shokët e tij janë disi të mbrojtur nga ky rrezik në Hoguorts. Ata përjetojnë gjithë vështirësitë e adoleshencës: Harri fillon të dalë me Xhinin, Ronit i lind një fiksim i fortë për shoqen e tij [[Livanda Broun]], nxënëse në Hoguorts, dhe Hermiona fillon të pranojë ndjenjat e saj romantike për Ronin. Pranë fillimit të veprës, në mungesë të librit të tij, Harrit i jepet një libër i vjetër shurupesh, i mbushur me shumë shënime dhe rekomandime dhe i nënshkruar nga një ish-pronar misterioz, i quajtur “Princi Gjakpërzier”. Ky libër është një burim suksesi shkollor dhe vlerësimi të madh nga mësuesi i tyre i ri i shurupeve, [[Horas Brikërmilli]], por prej fuqisë së magjive të shënuara në të, libri kthehet në një burim shqetësimesh. Me luftën që po afrohet pranë, Harri merr mësime private me Urtimorin, i cili i tregon atij kujtime të ndryshme që i përkasin jetës së hershme të Fluronvdekjes në një objekt të quajtur [[mendimore]]. Këto kujtime tregojnë se Fluronvdekja, për të ruajtur jetën e tij, ka ndarë shpirtin e tij në disa pjesë, duke krijuar një sërë [[Horkrukset|Horkruksesh]], që janë objekte apo qenie të gjalla të fshehura në vende të ndryshme, tek të cilat është fshehur një pjesë e shpirtit, një prej të cilave ishte dhe ditari i shkatërruar në librin e dytë. Gjatë udhëtimit për të shkatërruar një horkruks, Drako, që tashmë është bashkuar me Hamortët, përpiqet të sulmojë Urtimorin dhe libri arrin pikën kulmore me vrasjen e Urtimorit nga profesor Pitoni, Princit Gjakpërzier dora vetë.
[[Skeda:Deathly Hallows Sign.svg|parapamje|majtas|Simboli i Dhuratave të Vdekjes]]
''[[Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes (libri)|Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes]]'', libri i fundit i serisë, zë fill menjëherë pas ngjarjeve të romanit të gjashtë. Fluronvdekja, i cili ka përfunduar ringritjen e tij në fuqi, fiton kontroll mbi Ministrinë e Magjisë. Harri, Roni dhe Hermiona lënë shkollën që të mund të gjejnë dhe të shkatërrojnë horkrukset e mbetura të Fluronvdekjes. Për të garantuar sigurinë e vetes, familjarëve dhe miqve të tyre, ata detyrohen të vetizolohen. Një lugat shtiret sikur është Roni me një sëmundje të rëndë ngjitëse duke u ngujuar në shtëpinë e tij, Harri shkëputet tërësisht nga Dërslit, ndërsa Hermiona fshin kujtesën e prindërve të saj. Duke kërkuar për horkrukset, treshja zbulon një profeci të lashtë për Dhuratat e Vdekjes, tre objekte legjendare të cilat kur bashkohen nën një person të vetëm e bëjnë personin në fjalë Mjeshtër të Vdekjes. Harri zbulon se [[Manteli i Padukshmërisë|Manteli i tij i Padukshmërisë]] është në fakt një nga këto objekte dhe se Fluronvdekja po kërkon për një tjetërː [[Shkopi prej Shtogu|Shkopin prej Shtogu]], shkopin magjik më të fuqishëm në histori. Dhurata e tretë ishte [[Guri i Ringjalljes]], një gur i fshehur nga Urtimori në Topthin e Artë që Harri kapi në ndeshjen e tij të parë, i cili kishte aftësinë që të shfaqte shpirtrat e personave të vdekur. Në fund të këtij libri Harri me miqtë e tij mëson për të shkuarën e Urtimorit, si dhe motivet e vërteta të Pitonit i cili punonte nën urdhrat e Urtimorit që pas vrasjes së mamasë së Harrit. Në fund, Pitoni vritet nga Fluronvdekja nxitur nga paranoja e tij.
 
Romani kulmon me [[Beteja e Hoguortsit|Betejën e Hoguortsit]]. Harri, Roni dhe Hermiona, së bashku me anëtarë të tjerë të Urdhrit të Feniksit dhe shumë prej mësuesve dhe nxënësve, mbrojnë Hoguortsin nga Fluronvdekja, hamortët e tij dhe një sërë krijesash të rrezikshme magjike, si marrosësit apo katanatë të cilët kanë shpallur aleancën e tyre me Fluronvdekjen. Disa personazhe kryesore vriten gjatë valës së parë të betejës, përfshirë [[Remus Lupin|Remus Lupinin]] dhe [[Fred Uezli|Fred Uezlin]]. Pasi mëson se është vetë një horkruks, Harri i dorëzohet në [[Pylli i Ndaluar|Pyllin e Ndaluar]] Fluronvdekjes, i cili lëshon mbi Harrin një mallkim vrasës. Megjithatë, mbrojtësit e Hoguortsit nuk dorëzohen pasi e mësojnë këtë, por vazhdojnë të luftojnë të udhëhequr tashmë nga Nevil Longbotomi, i cili shkatërron horkruksin e fundit të Fluronvdekjes, gjarprin e tij, [[Nagini]]. Pasi ia ka dalë të kthehet prej botës së të vdekurve, Harri më në fund përballet me Fluronvdekjen, të cilit i janë shkatërruar të gjitha horkrukset. Harri i rrëfen kundërshtarit të tij se kur kishte mësyrë varrin e Urtimorit për të marrë Shkopin prej Shtogu dhe më pas kishte vrarë Pitonin në [[Kasollja Ulëritese|Kasollen Ulëritëse]], nuk kishte marrë parasysh faktin që ishte Drako Mallfoi ai që kishte çarmatosur i pari Urtimorin dhe Harri e kishte çarmatosur Mallfoin para pak javësh në shtëpinë e tij, duke e kthyer Harrin në pronarin e vërtetë të Shkopit prej Shtogu. Në betejën që vijon, mallkimi vrasës i Fluronvdekjes kthehet mbrapsht nga shortia Çarmatosëse e Harrit dhe e vret (Shkopi prej Shtogu nuk mund të vriste pronarin e vërtetë të tij).