[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 20:
#Dom [[Jak Bushati]] (1890-1949): e akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë: pretekste të cilat e çuan në pushkatimin pa gjyq më 12 shkurt 1949.<ref name="Radio Vaticana">{{cito uebin |last1=Radio Vaticana |title=Dëshmitarët e fesë. Dom Jak Bushati. Kryevepra e tij, është jeta e tij! |url=http://sq.radiovaticana.va/storico/2016/10/16/12_d%C3%ABshmitar%C3%ABt_e_fes%C3%AB_dom_jak_bushati_kryevepra_e_tij%2C_%C3%ABsht%C3%AB_jeta_e/sq-1265184 |website=Radio Vaticana |accessdate=31 May 2018}}</ref>
#Papa [[Josif Mihali]] (1912-1948): Prift uniat katolik, i ritit ortodoks, u mbyt për së gjalli në baltën e kënetës, në kampin e shfarosjes të Maliqit.<ref name="Vatikani per Josif Mihalin">{{cito uebin |last1=Radio Vatikani |title=Ata që erdhën nga prova e madhe (Zb 7,14): një martir shqiptar, shok udhe kah Pashkët, sot, Papa Josif Mihali |url=http://sq.radiovaticana.va/storico/2014/03/17/ata_q%C3%AB_erdh%C3%ABn_nga_prova_e_madhe_(zb_7%2C14)_nj%C3%AB_martir_shqiptar%2C_shok/alb-782113 |website=Radio Vatikani |accessdate=1 June 2018}}</ref>
#Dom [[Zef Maksen]] (1906-1946): meshtar gjerman, pushkatuar me 1946, duke shqiptuar fjalët: "Des i lumtun, tue mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve si meshtár i fesë së Krishtit".
#Dom [[Lazër Shantoja]] (1892-1945): meshtár i ndritur, njeri i kulturës, i letërsisë e i artit, u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që s'munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës, në sa ishte në moshën 54 vjeç.
#Dom [[Aleksandër Sirdani|Lekë Sirdani]] (1892-1948): personalitet i shquar i Kishës katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza.<ref>{{cito uebin|last1=Regjina Lulashi, “Dy vëllezër dëshmorë” (Due fratelli martiri, 2007),|title=Marrë nga Regjina Lulashi, “Dy vëllezër dëshmorë” (Due fratelli martiri, 2007), Grafiche Panico Galatine (Lecce), fq 68-69.|url=http://www.drita.info/2016/11/02/martiret-shqiptare16-dom-leke-sirdani-keta-jane-me-te-vertete-njerez-te-hyjit/|website=Drita|accessdate=21 November 2017}}</ref>
#Dom [[Luigj Prendushi]] (1896-1947): u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar 1947.
#Dom [[Marin Shkurti]] (1933-1969): i shuguruar meshtar më 1961, shërbeu pak kohë në Kishën me dyer të hapura e shumë, në atë të heshtimit: guxoi ta vijojë heroikisht shërbimin meshtarak në kohën e terrorit. U arrestua, prandaj, u torturua e u pushkatua në vitin 1969.
#Dom [[Mark Gjani]] (1914-1947): u arrestua për veprimtarinë e tij meshtarake dhe u shua gjatë torturave të tmerrshme në duart e salvuesve të tij në qeli, me 1945.
#Dom [[Mikel Beltoja]] (1935-1974): u pushkatua më 10 shkurt 1974, mbasi mbrojti heroikisht e haptas idealet e veta fetare në gjyqin që iu bë pas gjashtë muaj torturash, i cili e dënoi me vdekje.
#Dom [[Ndoc Suma]] (1887-1958): vdiq 2 vjet mbasi ishte liruar, i shkatërruar, nga burgu, ku u torturua me akuza për të cilat thoshte: "Vetëm kur dola në gjyq e mora vesht pse isha arrestue".
#Dom [[Ndre Zadeja]] (1891-1945): prift e poet, pushkatuar pa gjyq në qytetin e Shkodrës, duke u bërë martiri i parë, viktimë e diktaturës komuniste.
#Dom [[Pjetër Çuni]] (1892-1945): prift; vdiq i varur me kokë poshtë mbi gropën e ujërave të zeza.
Rreshti 35:
#Atë [[Gaspër Suma]] (1897-1950): rregulltar, pinjoll i një familjeje, që u shua nga komunistët, u arrestua më 1947 dhe vdiq në burg.
#Atë [[Gjon Shllaku (Frat)]] (1907-1946): frati i madh filozof, u pushkatua së bashkut me jezuitët Atë Gjovani Fausti (misionar italian) e Atë Daniel Dajani si dhe me seminaristin Mark Çuni, në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik. U akuzuan për "tentativë arratisjeje" dhe për formimin e Partisë Demokristiane. Që të katërtëve shteti shqiptar u ka dhënë dekoratën "Martir i Demokracisë".
#Atë [[Gjovani Fausti]] (1899-1946): (misionar italian) u akuzua për "tentativë arratisjeje" dhe për formimin e Partisë Demokristiane.
#Atë [[Daniel Dajani]] (1906-1946)u akuzua për "tentativë arratisjeje" dhe për formimin e Partisë Demokristiane.
#Seminaristi [[Mark Çuni]] (1920-1946): u akuzua për "tentativë arratisjeje" dhe për formimin e Partisë Demokristiane.
#Atë [[Karl Serreqi]]: frati që nuk pranoi të kallëxojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill 1954. Është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e Kishës universale.
#Atë [[Mati Prendushi]] (1881-1948): frati që mori pjesë në ngritjen e flamurit në Deçiq, u përndoq dhe u fal nga krajl Nikolla e nga mbreti Zog, por u dënua me vdekje nga i ashtuquajturi "gjyq" komunist. Nuk i dihet as varri.
#Atë [[Serafin Koda]] (1893-1947 ): frat françeskan; dha shpirt mbasi hetuesët komunistë, duke mos u ngopur me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me thonj.
#Vëlla [[Gjon Pantalia]] (1887-1947): jezuit; u arrestua ndër të parët e vdiq në spital, mbasi vuajti tmerre të papërshkrueshme.
#[[Fran Miraka]] (1916-1946): Së bashku me Qerim Sadikun e Gjelosh Lulashin ishin të rinj që edukoheshin ndër jezuitë; u vranë pse deshën Krishtin.
#[[Qerim Sadiku]] (1919-1946): U dënua me vdekje më 22.02.1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946, dhe u la aty, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, të riun Gjelosh Lulashi e të tjerë.<ref name="Kisha Katolike Qerim Sadiku">{{cito uebin |last1=Kisha Katolike Qerim Sadiku |title=Martiret e Komunizmit |url=http://www.kishakatolikeshkoder.com/martiret-e-komunizmit/qerim-sadiku/ |website=Kisha katolike Shkoder |accessdate=1 June 2018}}</ref>
#[[Qerim Sadiku]]
#[[Gjelosh Lulashi]] (1925-1946): Laik i arkdioqezës Shkodër-Pult, Albania.<ref name="Catholic Saints">{{cito uebin |last1=Catholic Saints |title=Blessed Gjelosh Lulashi |url=https://catholicsaints.info/blessed-gjelosh-lulashi/}}</ref>
#[[Gjelosh Lulashi]]
#Rishtarja stigmatine [[Maria Tuci]]: u torturua e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop. Virgjër e martire, vasha dha shpirt me mundime të jashtëzakonshme.
#At [[Luigj Paliqi]] u vra me atentat nga serbët.