[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 45:
Hormonet janë komponime organike me strukturë të ndryshme kimike. Ato kanë aftësi që në përqëndrime të vogla ta rregullojnë metabolizmin e proteinave, sheqernave, lipideve, vitaminave, materieve minerale. Në këtë aspekt janë të ngjashme me vitaminat, sepse sillen si biokatalizatorë tipikë. Mund të thuhet se dallimi midis hormoneve dhe vitaminave qëndron në atë se hormonet i sintezon vetë organizmi në organet e veta specifike, të cilat pastaj i sekreton në gjak dhe në limfë, ose në lëngun cerebrospinal, ndërsa vitaminat janë kryesisht produkte bimore, të cilat organizmi shtazor dhe i njeriut i merrr përmes ushqimit që dë të thotë se vetë organizmi nuk mund t’i sintetizojë.
 
Hormonet i katalizojnë ose rregullojnë proceset e ndryshme metabolike. Në këtë aspekt janë të ngjashme edhe me [[enzimet]], sepse ehdeedhe hormonet veprojnë në organizëm si katalizatorë, që do të thotë, ngjashëm me enzime. Edhe hormonet nevojiten në sasi shumë të vogla dhe nuk shpenzohen gjatë procesit katalitik. Dallohen nga enzimet në këtë aspekt:
 
* hormonet krijohen në atë organ në të cilin nuk e shprehin veprimin e vet,