[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 36:
 
== Qeverisja dhe Politika ==
Kuba është një një shtet diktatorial njëpartiak. [[Fidel Kastro]] ishte president i Kubës nga viti [[1959]] deri në vitin [[2008]], dhe kryeministër nga [[1959]] deri në vitin [[1976]]. Që nga viti [[2008]], vëllai i [[Fidel Kastro]]s, [[Raul Kastro]] shërben si president dhe kryeministër.
 
Republika e Kubës është një nga vendet e fundit komunistë, që ka mbetur në botë, që mbështetet në ideologjinë marksiste-leniniste. Kushtetuta e vitit 1976, e cila e përkufizonte Kubën si një republikë socialiste, u zëvendësua nga Kushtetuta e vitit 1992, e cila "udhëhiqet nga idetë e Hozé Martí-së dhe idetë politike dhe sociale të Marksit, Engelsit dhe Leninit". Kushtetuta e përshkruan Partinë Komuniste të Kubës si "forca udhëheqëse e shoqërisë dhe e shtetit".