[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 185.62.174.235 (diskutimet) në versionin e fundit nga Zall-herr.
Etiketa: Rollback
v rregullime te pergjithshme duke përdorur AWB
Rreshti 4:
 
== Llagëpi ==
Pavarësisht konvencionit për ta emërtuar këtë oxhak ''Bushatllinj'', dokumentacioni tregon se ky emërtim është relativisht më i rishtë sesa mendohet për mënyrën se si janë pasqyruar ndër anale, gojëdhëna, dokumentime e letërkëmbime anëtarët e këtij oxhaku. Vetë fshati me të cilin llagëpi ka lidhje të drejtëpërdrejtë, dokumentohet herët, por në bashkërendim me këtë familje për herë të parë e pasqyron kronisti turk [[Evlia Çelebiu|Çelebi]] me togfjalëshin "''Bushatllar kasabasi" ,'' pra e quan [[Bushati|Bushatin]]n "''qyteza e Bushatllijve".'' Pas tij i vetmi që e përdor shkoqur llagëpin është [[Ahmet Xhevdet Pasha]] më 1895. Çelebiu kur takoi çifligarin e Bushatit, e identifikon "pasardhës i Jusuf Beut, trashëgimtar i pallatit nga Jusuf bej Plaku, që prej kohës së sulltan [[Mehmet Fatihu|Mehmet Fatihu II]]".
 
Pinjolli i familjes dhe studjuesi [[Hamdi Bushati]] konstaton se asnjëri prej pashallarëve të këtij oxhaku nuk e ka përdorur llagëpin "Bushatlli" dhe nuk figuron në literaturën osmane pas-Çelebiut. Vetë pashallarët përdornin epitetin "''Ishkodrali",'' pra "''Shkodrani"''<ref name=":0">Bushati H., ''Bushatllinjtë'', Shkodër: Idromeno, 2003, fq. 28-36. ISBN 99927-841-2-1</ref>''.''
 
== Prejardhja ==
Rreshti 27:
Autorët e tekstit "Historia e Shqipërisë" më 1967 kanë arritur gjithashtu të njëjtin konkluzion kundrejt prejardhjes nga kjo familje<ref name=":0" />.
 
Në Regjistrin e Kadastrës i quajturi ''Aleks'' ''Begani'' përmendet ka prona në përkatësitë e Shkodrës, mban prona me konçension, krye i fshatit [[Balldren|Balldre]].<ref>''Regjistri i Kadastrës dhe i Koncensioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417,'' përgatitur nga [[Injac Zamputti]], Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1977. fq. 23.</ref> Për t'u siguruar rreth mërgimtarëve shkodranë të ikur në Venedik që do t'u lidhej pension, më 1483 ipeshkvi i Shkodrës Françesk de Santi dëshmon se kishte njohur Katerina Began, gruan e Tane Progon Began nga Shkodra. Më 1484 iu dha në ndihmë paja Sana Beganit, vajza e fisnikut shkodran Marin Began, duke marrë 20 dukate pajë. Ndër dokumentet e Senatit të Venedikut përmendet edhe Lukë Begani, ndaj të cilit thuhet se duhet treguar respekt i veçantë; i përkiste një familjeje nga më të shquarat.<ref>{{Cite book|title=Shqiptarët në Venedik: Mërgim e integrim 1479-1552|last=Nadin|first=Lucia|authorlink=Lucia Nadin|publisher=55|year=2008|isbn=978-99943-56-41-6|location=Tiranë|pages=32-33, 56|trans_title=Migrazione e integrazione: Il caso degli Albanesi a Venezia (1479-1552)|translator=[[Pëllumb Xhufi]]}}</ref>[[Skeda:Shaqir_bej_bushati_me_ded_gjo_lulin.jpg|parapamje|right|Shaqir Bej Bushati, luftëtar me Ded Gjo Lulin ]]
== Referencat ==
 
 
[[Kategoria:Shqipëria osmane]]