Mihail Bulgakov: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
përmirësime të vogla
Rreshti 34:
Bulgakovi shëndetlig ia përkushtoi vitet e fundit të jetës atij që e quante romani i "muzgut". Vitet 1937-1939 ishin për Bulgakovin të vështira pasi bënte kthesa të forta nga periudhat e shkurtra të optimizimit, kur besonte se publikimi i kryeveprës së tij ishte ende i mundur, në kriza të depresionit, kur i dukej se nuk kishte më asnjë shpresë. Më 15 qershor 1938, kur dorëshkrimi ishte afër përfundimit, Bulgakovi shkruante në një letër drejtuar gruas së tij:<blockquote>"Para meje janë 327 faqe dorëshkrim (rreth 22 kapituj). Më e rëndësishmja mbetet redaktimi, dhe ky do të jetë i vështirë, unë do të duhet t'i kushtoj vëmendje të veçantë imtësirave. Ndoshta edhe të ri-shkruaj ca gjëra... Ti më pyet '''Cila është e ardhmja e tij''<nowiki/>' ? S'e di. Ndoshta, ti do ta ndrysh dorëshkrimin në sirtar, pranë dramave të mia të 'vrara', dhe herë pas here ai do të jetë në mendimet e tua. Pastaj prapë, ti s'e di të ardhmen. Unë tashmë e kam bërë gjykimin tim për librin dhe mendoj se ai me të vërtetë e meriton të fshihet në errësirën e një sënduku..."</blockquote>Më 1939, Mikhail Bulgakov organizoi një lexim privat të romanit ''Mjeshtri dhe Margarita'' për rrethin e miqve të ngushtë. Jelena Bulgakova kujton 30 vjet më vonë, "Kur atë natë ai më në fund mbaroi së lexuari, tha:" Mirë, nesër do ia çoj romanin botuesit! "dhe të gjithë heshtën", "...Të gjithë rrinin të paralizuar. Çdo gjë po i llahtariste. P. (P. A. Markov-, në krye të sektorit të letërsisë në MAT) më vonë, tek dera, u përpoq të ma shpjegojë i frikësuar, se përpjekja për ta botuar romanin do të shkaktonte gjëra të tmerrshme", shkruante ajo në ditarin e saj (14 maj 1939).
 
Në muajin e fundit të jetës së tij, miqtë dhe të afërmit ishin vazhdimisht duke i bërë rojë pranë shtratit. Me 10 mars 1940, në ditëlindjen e 49të, Mikhail Afanasjeviç Bulgakov dha shpirt. Me 11 mars, u mbajt një ceremoni varrimi në ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve Sovjetikë. Para varrimit, skulptori moskovit S. D. Merkurov ia hoqi nga fytyra maskën e vdekjes. Mikhail Bulgakov ndërroi jetë nga nefroskleroza<ref>{{Cite journal}}</ref>(një çrregullim i trashëgruar i veshkave). Ai u varros në varrezat Novodeviçi në Moskë.
 
== Veprat e hershme ==