Konferenca e Paqes e Parisit (1919–1920): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 217.73.137.31) dhe riktheu rishikimin 1715282 nga Mr Robot
percaktimi i kufijeve.
Rreshti 11:
Haven vazhdoi vizitën e tij në Durrës, Tirane, Shkodër dhe Krujë ku gjeti po atë entuziazëm. Ai shoqërohej kudo nga Tefik Mborja, që duket se luajti një rol kyç. Raporti përfundimtar u hartua një muaj më pas dhe që vendimtar për qëndrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnjë korrigjim në kurriz të kufijve te Shqipërisë dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve të përcaktonte kufijtë fizike të saj. Tre muaj më vone, qeveria e Athinës i paraqiti Uashingtonit një note proteste, ku shënonte se Haveni ishte një njëri i blere nga Shqiptaret.
 
Përcaktimi i kufijve.
 
Komisioni i Lidhjes se Kombeve, që do të caktonte në vend kufijtë e Shqipërisë, mbërriti në Tirane në një moment të trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikërisht ditën kur kishte bere një grusht shteti dhe që vendosur Qeveria e Hasan Prishtinës. Por, ata nuk morën vesh asgjë. Hasan Prishtina dha dorëheqjen pas 24 orësh dhe u zëvendësua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po atë ditë, i shoqëruar nga major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshëm, komisioni udhëtoi për Shkodër. Ky ishte komisioni, që do të caktonte kufijtë e veriut dhe u detyrua të punonte me ndërprerje për më shumë se një vit. Ai kryesohej nga një kolonel Francez dhe një major Holandez.
 
Një vit e gjysmegjysem më pas, më 1923 mbërriti komisioni që do të caktonte kufijtë e Shqipërisë se Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, një oficer i Mbretërisë Italiane dhe nga një major britanik. Edhe kësaj here komisioni shoqërohej nga Bajram Fevzi, kësaj here Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe deputet i Kolonjës. Komisioni punoi për gati tete muaj dhe ai kishte udhëzim qe të vendoste me iniciative vijën e kufirit me ato fshatra, që duhej të ndaheshin me dysh. Për të mos rene pre e pretendimeve, komisioni kreu një test të thjeshte. Ata mbushnin një grusht me monedha dhe ja hidhnin fëmijëve te fshatit. Fëmijët fillonin të shanin në gjuhen e tyre të përditshme, e cila ishte në masën më të madhe, shqipja. Kështu, mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqipërisë. Me sa duket kjo provokoi merine e grekeve që veç ankimeve sulmuan disa here edhe komisionin dhe xhandaret që e shoqëronin. Në një nga këto prita, Gjeneral Telini u godit në koke dhe vdiq në vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente të renda mes Italisë dhe Greqisë. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin. Ajo u largua prej andej, vetëm pas bisedimeve në Paris, të cilat i jepnin dore të lire Italisë në Greqi. Shqyrtimi i kufijve të mëtejshëm të Shqipërisë se Jugut mbeti pezull, derisa u caktua në bisedime shqiptaro-greke më [[1927]]. Trupi i Gjeneral Telinit u dërgua në Tirane ku ju bene gjithë nderimet ushtarake. Prej këtej u nis në Itali. Fati e solli që në emër të Qeverise se Tiranes ai u përcoll nga Mehmet Konica, njeriu i parë që kishte luftuar për kufijtë e Shqipërisë dhe qe tani, po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bere nderimet e fundit, njërës prej mijëra viktimave të këtij konflikti.
 
== Shih edhe ==