[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Pas demarkimit me Malin e zi
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 55:
[[Skeda:Isa boletini vlora 1912.jpg|thumb|[[Isa Boletini]] përfaqësoi Kosovën në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë në [[Vlorë]]]]
Kosova vijoi të luajë rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, sidomos gjatë Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, kur luftëtarët shqiptarë çliruan pothuajse tërë vilajetin e Kosovës dhe marshuan ngadhënjimtarë në kryeqytetin e atëhershëm, Shkupin. Në këto kushte, Porta e Lartë osmane u akordua të njihte autonominë e shqiptarëve pa e njohur Shqipërinë si entitet politik, por menjëherë u tërhoq nga vendimi i marrë.<ref name="Poroj">[http://www.poroj.ch/Poroj-Legjendar/modules/Pushtimishkupit/Pushtimishkupit.Poroj-legjendar-poroj-heroik-poro-krenar Poroj.ch, "Pushtimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit të Pavarësisë më 12 gusht 1912,"] n. 09.07.2009</ref> Shpërthimi i Luftës Ballkanike dhe lojërat politike ua mohuan shqiptarëve përparësitë që u pritën nga fitorja e tyre ushtarake. Shtetet ballkanike, Serbia dhe Mali i Zi, pushtuan me ushtritë e tyre territorin e Kosovës, përkundër kundërshtimit të udhëheqësve shqiptarë dhe letrave në formë proteste dërguar Fuqive të Mëdha. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste — Rusisë dhe Francës — vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve, të cilat ndoqën fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre.<ref name="Rrecaj">[http://law.bepress.com/cgi/viewcontent.cgi?article=7080&context=expresso Besfort Rrecaj, "The Right to Self-Determination and Statehood: The Case of Kosovo," ''bepress Legal Series'' (paper 1541, v. 2006)] n. 13.07.2009</ref>
Ndonëse shqiptarët luftuan përkrah forcave Aleate gjatë Luftës së Parë Botërore dhe fituan përkrahjen e presidentit paqedashës të SHBA-ve [[Woodrow Wilson]], vendimet e Paqes së Versajës mundësuan ripushtimin e Kosovës nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, e quajtur më vonë Jugosllavi. Lëvizje ushtarake dhe politike u organizuan dhe shënuan suksese sporadike, pa arritur të çlironin trevat shqiptare në Jugosllavi. Prapëseprapë, kryengritja e [[Azem Galica|Azem Galicës]] dhe [[Shote Galica|Shotë Galicës]], si dhe veprimtaria politike e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinës]] dhe [[Hoxhë Kadri Prishtina|Hoxhë Kadri Prishtinës]], i dhanë shtysë përpjekjeve të mëvonshme kundër zgjedhës së huaj. Regjimi monarkik jugosllav zhvillonte kundrejt shqiptarëve politikën e kolonizimit, të vijëzuar në dokumentet famëkeqe si Naçertanija (1844) dhe Shpërngulja e shqiptarëve (1938). Diplomati shqiptar [[Fan Noli]] e quajti politikën jugosllave ndaj shqiptarëve “Çpronësim, çpërngulje, çfarosje” në një artikull të tij botuar frëngjisht dhe shqip për opinionin ndërkombëtar, i cili në këtë periudhë u tregua i paaftë të ndalonte ngritjen e regjimeve fashiste në Evropë.<ref name="Avni Spahiu">Avni Spahiu, ''Fan Noli’s American Years: Notes on a Great Albanian American'' (Houston: Jalifat, 2009), tr. Getoar Mjeku.</ref> Me qindra mijra shqiptarë u shpronësuan me dhunë dhe u detyruan që të deklarohen me etni turke, në mënyrë që të dërgoheshin në Turqi në bazë të marrëveshjeve për këmbim të popullsisë që ky vend kishte me shtetet ballkanike.Me gjithë pasuritë e mëdha natyrore dhe vitalitetit të popullsisë, në trojet e banuara me shqiptarë mbretëronte një prapambeturi e theksuar ekonomike dhe kulturore. Ndryshe nga popujt tjerë të mbretërisë Jugosllave, shqiptarëve u mohohej çdo e drejtë kulturore, demokratike dhe njerëzore.<ref>[https://telegrafi.com/qendresa-ndaj-terrorit-shteteror-serb-ne-kosove-e-sanxhak-mes-dy-lufterave-boterore/ I.Azizi,Qëndresa ndaj terrorit shtetëror serb në Kosovë e Sanxhak mes dy luftërave botërore]</ref>
 
Me pushtimin e Mbretërisë së Jugosllavisë nga forcat e boshtit më 1941, Kosova mbeti e ndarë mes zonave gjermane, italiane dhe asaj bullgare. Megjithatë, pjesa më e madhe ra nën sundimin fashist italian i cili, për të legjitimuar pushtimin ushtarak të Shqipërisë dhe uzurpimin e fronit shqiptar nga [[Viktor Emanueli III]], ia aneksoi formalisht këto treva Mbretërisë Shqiptare.<ref name="Rrecaj"/> Ky aneksim u përdor si argument kundër përpjekjes kombëtare shqiptare në vitet në vijim, megjithatë ndryshe nga regjimi fashist serb, fashizmi italian lejoi shkollimin në gjuhën shqipe dhe në masë të caktuar kultivimin e identitetit kombëtar shqiptar.