[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 27:
{{Shtete Tabela Fund|Grenlanda}}
 
'''Grenlanda''' ([[Gjuha daneze|Danisht]] : '''''Grønland''''') - "vend i gjelbër" është një krahinë vetqeverisëse e [[Danimarka|Danimarkës]], e cila gjendet ndërmjet [[Oqeani Arktik|Oqeanit Arktik]] dhe [[Atlantiku|atij Atlantik]], në lindje të Arkipelagut Arktik Kanadez. Megjithëse nga pikëpamja fiziko-gjeografike i përket kontinentit të [[Amerika Veriore|Amerikës së Veriut]], historikisht dhe kulturalisht Groenlanda ka lidhje më të ngushta me [[Evropa|Europën,]] prej të shkuarës së saj kur ka qenë ekurkaqenëe kolonizuar nga [[Norvegjia]] dhe [[Danimarka]], por edhe prej lidhjeve të ngushta me fqinjin ishullor të saj, [[Islanda|Islandën]].
 
Groenlanda është [[ishulli]] më i madh në botë. Tre të katërtat e sipërfaqes së saj janë të mbuluara nga shtresa akulli të përhershme. Me një popullsi prej 56,480 banorësh në vitin 2013, është territori më pak i dendur për nga popullsia në botë. Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytetin e vendit [[Nuuk]]. Shumica e popullsisë së saj përbëhet nga kombësia Inuit, paraardhësit e të cilëve u zhvendosën në shekullin e XIII-të nga tokat e brendshme të [[Kanadaja|Kanadasë]] drejt ishullit.
Rreshti 35:
 
== Gjeografia ==
{{Artikulli kryesor|Gjeografia e Grenlandës}}'''Groenlanda''' është ishull me një sipërfaqe prej 2.166.086 km² nga e cila 1.755.637 km² (81%) është e mbuluar me akull. Bregdeti ka një gjatësi 39.330 km, që është gati sa gjatësia e [[Ekuatori|Ekuatorit]].
'''{{Artikulli kryesor|Gjeografia e Grenlandës}}'''
 
Pesha e mbulesës së akullt në brendësi të ishullit ka krijuar kanjonin rreth 300 m nën nivelin e detit.<ref>DK Atlas, 2001.</ref> Të gjitha vendbanimet janë përgjat bregdetit i cili nuk është i mbuluar me akull. Më së shumti banorë jetojnë në brgdetin perëndimor. Territori në verilindje, i cili pësrfshin pjesët e Grenlandës Veriore dhe Grenlandës Lindore nuk është pjesë e asnjë njësie administrative, porse është vend ku gjindet parku më i madh nacional në botë.
 
Në pjesën qendrore të Grenlandës , e cila është e mbuluar me akull, gjinden më së paku katër stacione hulumtuese shkencore dhe kampe. Radiostacioni Jørgen Brøndlund Fjord deri në vitin [[1950]] ka qenë radiostacioni më verior në botë.
 
Toka e Perit, gadishulli në pjesën veriore të Grenlandës, nuk është e mbuluar me akull për shkak se ajri është i thatë për tu formuar mbulesa e borës. Nëse e tërë mbulesa e akullit të shkrihet në Grenlandë, niveli i detit botëror do të rritej për 7 m dhe Grendlanda sigurisht do të shëndrrohej në arqipelag.<ref>[http://news.nationalgeographic.com/news/2004/04/0408_040408_greenlandicemelt.html Greenland Melt May Swamp LA, Other Cities, Study Says<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>
 
== Demografia ==
Konsiderohet se banorët e parë kanë qenë [[vikingët]], pas [[Shekulli XVI|shekullit XVI]] në bregdetin e Grenlandës kanë jetuar [[eskimezët]], të cilët janë marrë me peshkim. Në [[Shekulli XVIII|shekullin XVIII]] fillon kolonizimi i [[Danezët|danezëve]] dhe në vitin [[1953]] bëhet pjesë përbërëse e [[Danimarka|Danimarkës]].
[[Skeda:Greenland_42.74746W_71.57394N.jpg|djathtas|parapamje|158x158px|Grenlanda nga sateliti]]
 
{{AmerikaVeriore}}