[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthyen ndryshimet e 185.62.174.32 (diskutimet) në versionin e fundit nga Sonra Mint.
Etiketa: Rollback
Rreshti 4:
''Anastasi ''kishte prejardhje ilire, nga një familje senatoriale e qytetit të Durrësit. Preferencat e tij për ndjekësit e doktrinës së krishterë [[Monofisizmi|Monofisite]] sollën në Konstatinopojë kryengritje të ''të Kaltërtëve'' ([[Demos]]) (të cilët ndiqnin përgjithësisht doktrinën fetare ortodokse) dhe të komandantit të provincës së Trakisë ''Vitalian''-it i cili prej vitit 513 sulmoi dhe rrethoi disa herë kryeqytetin e perandorisë.
 
==Biografia==
Perandori Anastasi I (latinisht: Flavius Anastasius) ka lindur në qytetin e Durrësit rreth vitit 430 dhe ka vdekur në Kostandinopojë mes datave 8 dhe 10 korrik 518. Ka qenë perandor bizantin prej vitit 491 deri në korrik të vitit 518 kur ndërroi jetë.<ref>Každan A. P. The Oxford Dictionary of Byzantium. Oxford University Press, Oxford, 1991, pp. 86</ref>
Ishte biri i një fisniku durrsak, të quajtur Pompeius. Ndërsa nëna e tij ishte Anastasia Konstantina, e cila i përkiste besimit fetar arian.<ref name="Každan, 1991, p. 86">Každan, 1991, p. 86</ref>
Anastasi i kishte sytë me ngjyra të ndryshme, njërin të zi dhe tjetrin blu, ndaj është quajtur me nofkën « dikori » (në greqisht: Δίκορος, «me dy sy të ndryshëm»).<ref name="Každan, 1991, p. 86"/>
Gjatë sundimit të perandorit Zénon mbajti funksione të rëndësishme në oborrin bizantin, mes të cilave atë të silentiarius-it. Pas vdekjes së Zenonit, e veja e këtij të fundit, perandoresha Ariadna e zgjodhi Anastasin për bashkëshort duke i dhënë në këtë mënyrë njëkohësisht edhe postin e perandorit.<ref name="Každan, 1991, p. 86"/>
Gjatë mbretërimit nuk e harroi qytetin e lindjes, Durrësin, të cilin e rrethoi me mure të fuqishme dhe katër kulla. Gjithashtu ndërtoi edhe hipodromin e qytetit. Ai sundoi për rreth 20 vjet dhe përmendet për disa reforma. Anastasi bëri reformimin e taksave dhe reformën monetare duke vënë në qarkullim monedhat prej bronxi në vend të atyre prej bakri. Gjatë sundimit të tij u ndaluan ndeshjet midis gladiatorëve nëpër amfiteatre. Përmendet gjithashtu në histori për ndërtimin e murit të gjatë përreth Konstandinopojës.<ref>Zavalani T. Histori e Shqipnis. Tiranë, 1998, pp. 63-64</ref>
Koha e mbretërimit është përshkuar nga revolta dhe luftëra civile mes ndjekësve të doktrinave të ndryshme të krishtere. Perandori u përpoq të ishte neutral mes dy kampeve kryesore, monofizitëve dhe ortodoksëve, por me kalimin e kohës preferanca për të parët u bë gjithnjë e më e dukshme. Gjatë sundimit të tij nisi lufta bizantino-sasanide e cila do të vijonte edhe përgjatë gjithë kohês së sundimit të dinastisë pasardhëse justiniane.<ref name="Každan, 1991, p. 87">Každan, 1991, p. 87</ref>
Vdiq në moshën tetëdhjetë e tetë vjeçe, i goditur nga rrufeja, sipas historianit bizantin Johan Malalas. Pasi nuk kishte fëmijë paria e Bizantit zgjodhi pas vdekjes së tij për perandor Justinin I.<ref Anastasiname="Každan, ishe1991, perandorp. ne Rome me origjine Ilire87"/>
 
==Referenca dhe shënime==
{{reflist}}