[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 95.107.179.65 (diskutimet) në versionin e fundit nga 1l2l3k.
Etiketa: Rollback
No edit summary
Rreshti 88:
Korça përmendet edhe gjatë luftës Veneto-turke (1644-1669), ku tregtarët elbasanas ndiqnin rrugën e gjatë me shumë stacione Elbasan-Korçë-Sarandë-Korfuz-Venedik. Në Korçë ata shisnin prodhime manifakturaile dhe blinin prodhime blektoriale.
 
Qyteti nisi të lulëzojë pas bastisjes së [[Voskopoja|Voskopojës]]<ref>Voskopoja ishte qëndër e zhvilluar kulturore e përbërë nga shqiptarë, arumunë e grekëortodoksët greqishtfolës. Në Voskopojë u vendos shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane (pas asaj në Kostandinopojë), u themelua Akademia e Re, një jetimore (e para në botën post-Bizantine), një spital si dhe 24-30 kisha unikale. Anastas Kavaljoti ishte ai qe mendohet se përgatiti alfabetin e parë shqip, madje shkroi dhe disa traktate por që janë zhdukur. Voskopja u shkatërrua nga disa djegie të njëpasnjëshme.
 
Në 1769 osmanët e dogjën dhe e plaçkitën. Kulmi arriti në 1788 kur trupat e Ali Pashës e rrafshuan përfundimisht. Një pjesë e tregtarëve voskopojarë u vendosën në Korçë e Berat ndërsa shumica u largua për në Thesali, Austri, Mbretërinë e Hungarisë si dhe në Transilvani. Këtu ata luajtën një rol kyç në Rilindjen Kombëtare Rumune. Ndonëse Daniel Voskopojari rindërtoi një shkollë në 1802 qyteti nuk e mori më veten kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo Voskopoja u plaçkit edhe një herë nga banda e Sali Butkës në 1916.</ref> nga osmanët në vitin 1788. Ndërmjet viteve 1769-1789 në Korçë erdhën shumë familje Voskopojare të cilat i dhanë qytetit pak nga lavdia e Voskopojës. Në vitin 1783 qyteti u bë pjesë e [[Pashallëku i Janinës|Pashallëkut të]] [[Ali Pashë Tepelena|Ali pashë Tepelenës]].
Rreshti 95:
[[Skeda:Shkolla e parë shqipe në Korçë.jpg|thumb|right|250px|Shkolla e parë shqipe]]
=== Shekulli XX ===
Sundimi osman mbi Korçën zgjati deri në 1912, vit kur u shpall pavarësia e Shqipërisë. Traktati i Shën Stefanit, i vitit 1878 ia kalonte Korçën dhe Pogradecin Principatës Bullgare ndërsa Traktati i Berlinit i po të njëjtit vit ia rikthente Perandorisë Osmane. Në vitin 1910 Aleanca Ortodokse e Korçës e udhëhequr nga Mihal Grameno<ref>Mihal Grameno (1871 - 5 shkurt 1931), ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit.</ref> shpalli themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, por autoritetet osmane refuzuan ta njohin. Afërsia gjeografike e Korçës me Greqinë dhe fakti që Greqia e quante popullsinë Ortodokse si "Greke" çoi në kontestime të ashpra gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Në vitin 1913 Greqia e pretendonte Korçën dhe zona të tjera të Shqipërisë si pjesë të të ashtuquajturit “Vorio Epir”<ref>Vorio Epiri (Βόρειος Ήπειρος) është një term që përdoret nga nacionalistët grekë për të përshkruar ato territore të Epirit historik që sot janë pjesë e shtetit Shqiptar. Grekët i pretendojnë këto territore si të tyret për shkak se i morën nën administrim, pa të drejtë gjatë Luftës së Parë Botërore.</ref>.
 
Në tetor 1914 qyteti ra nën administrimin grek. Gjatë periudhës së Skizmës Kombëtare<ref>Skizma Kombëtare (Εθνικός Διχασμός) mbledh me një emër një seri mosmarrëveshjesh mes Mbretit Kostandini I dhe Kryeministrit Elefteri Venizelo për arsyen se a duhej Greqia të hynte në Luftën e Parë Botërore apo jo. Ndasia mori karakter të gjerë dhe formën e luftës civile.</ref> (në Greqi, 1916) shpërtheu një revoltë lokale e cila u vu nën kontroll nga Elefteri Venizelo. Gjithsesi,gjatë Luftës së Parë Botërore, zhvillimet në Frontin e Maqedonisë bënë që qyteti shpejt të binte nën kontrollin francez (1916-1920). Gjatë kësaj kohe katërmbëdhjetë përfaqësues të Korçës dhe Kolonel Deskoini nënshkruan protokollin që shpallte krijimin e Republikës Shqipëtare të Korçës, nën mbrojtjen ushtarake të ushtrisë franceze dhe me president [[Themistokli Gërmenji|Themistokli Gërmënjin]]<ref>Themistokli Gërmenji (1871—1917) ishte një nga aktivistët e Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i kryengritësve shqiptarë nga 1909 deri 1914 si dhe prefekt i Republikës Autonome të Korçës nga 1916 deri 1917.</ref>. Valuta e përdorur qe Franga dhe Skënderi i Korçës. Përfundimisht, Korça u bë pjesë e Shqipërisë në 1921, kur Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve riafirmoi kufijtë e vitit 1913.