[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Shtova 2 foto qe lidhen me vepren e Joan Kukuzelit, si dhe pershkrimet e informacionet perkatese te tyre.
Rreshti 11:
Jani, lindi në [[Durrës]], një qytet-port kozmopolitan, në atë kohë nën zotërimin bizantin, në shek. XII (sipas disa studiuesve) ose në fund shek. XIII (rreth [[1270]], sipas disa studiuesve të tjerë). I ati i vdiq kur ishte shumë i vogël, kështu që nëna e tij u mor me edukimin e tij, duke ia besuar mësuesve më të mirë të asaj kohe. Ai u dallua për një zgjuarsi të rrallë, për zërin engjëllor dhe për aftësitë e mëdha muzikore.
 
Duket që, për shkak të atij zëri, e dërguan në [[Kostandinopoja|Konstandinopojë]], në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij të madh dhe përparimin e habitshëm në muzikë, e emëruan drejtues të veprimtarive muzikore të kryeqytetit, duke i dhënë titullin Mjeshtër, titull që në atë kohë ishte shumë i rëndësishëm. Muzika luante një rol të veçantë në [[Kostandinopoja|Konstandinopojë]], kështu që Jan u bë një anëtar i oborrit perandorak dhe favorit i vetë perandorit. Për zërin e tij të mahnitshëm e quajtën “zë engjëllor”. Kur ai këndonte atje, në kishën e [[Hagia Sofia|Shën Sofisë]], mblidheshin të gjithë për ta dëgjuar dhe të prekur nga ai zë, fillonin të qanin me ngashërim.[[Skeda:Joan Kukuzeli - Manastiri i Ardenices.JPG|parapamje|Afresk i shek.XVIII, vepër e ikonografëve Konstandin e Athanas Zografi. Kisha qendrore e Manastirit të së Tërëshenjtës Mari, Ardenicë (Lushnjë).]]
 
Por, ndërsa ishte favorit i perandorit dhe i nderuar nga të gjithë, zemra e tij nuk ishte e gëzuar. Shpirti i tij dëshironte një jetë asketike kushtuar tërësisht [[Perëndia|Zotit]], ndërsa jeta në oborr me tërë tundimet dhe lavditë, e pengonte të bënte një jetë shpirtërore. Madje mbreti ngaqë e donte shumë donte që ta martonte me një vajzë të një fisniku. Djaloshi i ri vendosi të largohej fshehurazi. Kështu, i veshur si një bari i varfër, u largua dhe shkoi në [[Lavraja e Madhe (Mali i Shenjtë)|Manastirin e Lavrës]] së Madhe në [[Mali i Shenjtë]] (Athos). Atje kërkoi të pranohej në jetën murgjërore. Askush nuk e njihte Janin dhe nuk e identifikonte këtë bari me artistin e madh të kryeqytetit, ndonëse fama e tij kishte arritur edhe në Malin e Shenjtë.
Rreshti 22:
 
Tepër e njohur është mrekullia kur iu shfaq Shën Maria Hyjlindëse duke e shpërblyer me një monedhë floriri për himnet e tij të mrekullueshme, ku edhe sot në kishëzën për nder të tij, ndodhet edhe ikona “Shën Maria e Kukuzelit” (Kukuzélisa)[https://i1.wp.com/www.familylifeministry.atlanta.goarch.org/wp-content/uploads/2016/03/Koukouzelissa.jpg?w=295]. E mësoi ditën e vdekjes, shumë kohë më parë, prandaj kur iu afrua, Jani mblodhi të gjithë vëllezërit, iu kërkoi ndjesë dhe i porositi që ta varrosnin në shtëpinë e Kryeengjëjve të Shenjtë, aty ku rrinte. Ndërroi jetë më [[1 tetor]].
[[Skeda:Joan Kukuzeli - Manastiri i Ardenices.JPG|parapamje|Ikonë e Shën Joan Kukuzelit, Kisha e "Lindjes së Hyjlindëses" Manastiri i Ardenicës.]]
 
== Vepra muzikore ==
Jani sistemoi dhe riformoi melodi më të vjetra, kompozoi tërësi veprash origjinale të famshme, kryesisht “mësime të ngadalta për zëra të bukur” (kalifonik), në mënyrën tradicionale. Pothuajse të gjitha u përkthyen nga shkrimi i vjetër muzikor në shkrimin muzikor të kohës së tij. Shkrim muzikor, i cili do të qëndrojë në përdorim për disa shekuj deri në shkrimin e ri muzikor të Krisanthit (mitropolit i Durrësit) dhe Hurmuzit, në fillim të shek. XIX.
 
Aftësia dhe ofrimi i tij psaltik (i mënyrës të të kënduarit kishtar) është krejtësisht një art kishtar [[Bizanti|bizantin]] në një fazë të zhvillimit të Artit Psaltik, të cilin e nisi mësuesi i tij Protopsalt (Kënduesi i Parë) Joan Glikis. Jan Kukuzeli konsiderohet “burimi i dytë” i Muzikës Kishtare Bizantine, pas Joan Damaskinit.[[File:JohnKoukouzelesMegaIson.jpg|thumb|347x347px|Kompozimi didaktik ''"Mega Ison"'' i Jan Kukuzelit (Gr:μεγάλα σῃμάδια)|alt=]]Jemi në kohën kur kompozitori himnograf është zëvendësuar nga kompozitori që është njëkohësisht psalt (këndues). Është epoka e mjeshtërve të mëdhenj, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është vetë Kukuzeli. Në këtë periudhë, kjo muzikë arrin kulmin e artit të madh. Në të njëjtën kohë krijohen kompozimet e lira, me iso.
 
Jemi në kohën kur kompozitori himnograf është zëvendësuar nga kompozitori që është njëkohësisht psalt (këndues). Është epoka e mjeshtërve të mëdhenj, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është vetë Kukuzeli. Në këtë periudhë, kjo muzikë arrin kulmin e artit të madh. Në të njëjtën kohë krijohen kompozimet e lira, me iso.
Kukuzeli kompozoi melodi për shumë shërbesa kishtare:
Line 49 ⟶ 45:
 
<ref>{{Cite web|url=https://www.youtube.com/watch?v=_Khch_zPKMA&fbclid=IwAR1pRWGxIVhLqGfDktufwXABDyzgQZGkUjKQywNvPRvut5Xdp8sLLc8glkM|title=Kompozim i Sh. Joan Kukuzelit. Psal Kori bizantin ne drejtimin e Likurgos Angjelopoulos.}}</ref>
[[Skeda:Pema e shenjave muzikore te Kukuzelit,nga Kodiku 951, viti 1670 Manastiri Iviron, Mali i Shenjtë.jpg|majtas|parapamje|463x463px|Pema e shenjave muzikore te Kukuzelit,nga Kodiku 951, viti 1670 Manastiri Iviron, Mali i Shenjtë]]
 
[[Skeda:Troho muzikore e Joan Kukuzelit, nga Kodiku 951, viti 1670 Manastiri Iviron, Mali i Shenjtë..jpg|parapamje|438x438px|Troho muzikore e Joan Kukuzelit, nga Kodiku 951, viti 1670 Manastiri Iviron, Mali i Shenjtë]]
 
[[File:JohnKoukouzelesMegaIson.jpg|thumb|center|399x399px|Kompozimi didaktik ''"Mega Ison"'' i Jan Kukuzelit (Gr:μεγάλα σῃμάδια)]]
 
 
Line 72 ⟶ 67:
[[Kategoria:Lindje 1280]]
[[Kategoria:Vdekje 1370]]
[[Kategoria:Kisha Ortodokse]]
[[Kategoria:Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë]]
[[Kategoria:Manastir]]
[[Kategoria:Durrës]]
[[Kategoria:Mali i Shenjtë]]
[[Kategoria:Muzikologë]]
[[Kategoria:Shqipëri]]
[[Kategoria:Muzikë bizantine]]
[[Kategoria:Muzikantë]]
[[Kategoria:Muzikë]]