[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kosova i ka gjithsesi 1.8 banor jo vetëm shqiptar. Komuna e Graçanicës nuk përfshihet në Komunen e Prishtinës.
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 27 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 53:
Lëvizja e xhonturqve në fillimshekullin XX fitoi përkrahjen e shqiptarëve, të cilët po shpresonin për përmirësimin e statusit të tyre kombëtar dhe njohjen e përdorimit të gjuhës së tyre në administratë dhe arsim.<ref name="Myzyri xhonturqit">Hysni Myzyri, "Lëvizja kombëtare shqiptare dhe turqit e rinj," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 191.</ref><ref name="Rusisht 2">G.L. Arsh, I.G. Senkeviç, N.D. Smirnova, ''Histori e shkurtë e Shqipnisë'' (Г.Л. Арш, И.Г. Сенкевич, Н.Д. Смирнова «Кратая история Албании») (Prishtina: Rilindja, 1967) 140-160.</ref> Më 1908, 20 mijë fshatarë të armatosur u mblodhën në Ferizaj për të ndalur çdo pushtim të huaj, ndërsa krerët e tyre, [[Bajram Curri]] dhe [[Isa Boletini]], i dërguan telegram sulltanit për të kërkuar hartimin e një kushtetute dhe hapjen e parlamentit. Mirëpo, mosnjohja e të drejtave të premtuara nga turqit e rinj provokoi kryengritje tjetër nga malësorët shqiptarë në Kosovë në shkurt 1909. Armiqësia u shtua pas uzurpimit të qeverisë turke nga një grup oligarkësh vitin tjetër; në prill 1910, ushtritë e udhëhequra nga [[Idriz Seferi]] dhe [[Isa Boletini]] ngritën krye kundër hordhive turke, por përfundimisht u detyruan të tërhiqeshin pasi i kishin shkaktuar dëme të mëdha armikut.<ref name="Myzyri kryengritjet">Hysni Myzyri, "Kryengritjet shqiptare të viteve 1909-1911," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 195-198.</ref>
[[Skeda:Isa boletini vlora 1912.jpg|thumb|[[Isa Boletini]] përfaqësoi Kosovën në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë në [[Vlorë]]]]
Kosova vijoi të luajë rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, sidomos gjatë Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, kur luftëtarët shqiptarë çliruan pothuajse tërë vilajetin e Kosovës dhe marshuan ngadhënjimtarë në kryeqytetin e atëhershëm, Shkupin. Në këto kushte, Porta e Lartë osmane u akordua të njihte autonominë e shqiptarëve pa e njohur Shqipërinë si entitet politik, por menjëherë u tërhoq nga vendimi i marrë.<ref name="Poroj">[http://www.poroj.ch/Poroj-Legjendar/modules/Pushtimishkupit/Pushtimishkupit.Poroj-legjendar-poroj-heroik-poro-krenar Poroj.ch, "Pushtimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit të Pavarësisë më 12 gusht 1912,"] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20071209201459/http://poroj.ch/Poroj-Legjendar/modules/Pushtimishkupit/Pushtimishkupit.Poroj-legjendar-poroj-heroik-poro-krenar |date=9 dhjetor 2007 }} n. 09.07.2009</ref> Shpërthimi i Luftës Ballkanike dhe lojërat politike ua mohuan shqiptarëve përparësitë që u pritën nga fitorja e tyre ushtarake. Shtetet ballkanike, Serbia dhe Mali i Zi, pushtuan me ushtritë e tyre territorin e Kosovës, përkundër kundërshtimit të udhëheqësve shqiptarë dhe letrave në formë proteste dërguar Fuqive të Mëdha. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste — Rusisë dhe Francës — vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve, të cilat ndoqën fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre.<ref name="Rrecaj">[http://law.bepress.com/cgi/viewcontent.cgi?article=7080&context=expresso Besfort Rrecaj, "The Right to Self-Determination and Statehood: The Case of Kosovo," ''bepress Legal Series'' (paper 1541, v. 2006)] n. 13.07.2009</ref>
 
Ndonëse shqiptarët luftuan përkrah forcave Aleate gjatë Luftës së Parë Botërore dhe fituan përkrahjen e presidentit paqedashës të SHBA-ve [[Woodrow Wilson]], vendimet e Paqes së Versajës mundësuan ripushtimin e Kosovës nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, e quajtur më vonë Jugosllavi. Lëvizje ushtarake dhe politike u organizuan dhe shënuan suksese sporadike, pa arritur të çlironin trevat shqiptare në Jugosllavi. Prapëseprapë, kryengritja e [[Azem Galica|Azem Galicës]] dhe [[Shote Galica|Shotë Galicës]], si dhe veprimtaria politike e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinës]] dhe [[Hoxhë Kadri Prishtina|Hoxhë Kadri Prishtinës]], i dhanë shtysë përpjekjeve të mëvonshme kundër zgjedhës së huaj. Regjimi monarkik jugosllav zhvillonte kundrejt shqiptarëve politikën e kolonizimit, të vijëzuar në dokumentet famëkeqe si Naçertanija (1844) dhe Shpërngulja e shqiptarëve (1938). Diplomati shqiptar [[Fan Noli]] e quajti politikën jugosllave ndaj shqiptarëve “Çpronësim, çpërngulje, çfarosje” në një artikull të tij botuar frëngjisht dhe shqip për opinionin ndërkombëtar, i cili në këtë periudhë u tregua i paaftë të ndalonte ngritjen e regjimeve fashiste në Evropë.<ref name="Avni Spahiu">Avni Spahiu, ''Fan Noli’s American Years: Notes on a Great Albanian American'' (Houston: Jalifat, 2009), tr. Getoar Mjeku.</ref> Me qindra mijra shqiptarë u shpronësuan me dhunë dhe u detyruan që të deklarohen me etni turke, në mënyrë që të dërgoheshin në Turqi në bazë të marrëveshjeve për këmbim të popullsisë që ky vend kishte me shtetet ballkanike.Me gjithë pasuritë e mëdha natyrore dhe vitalitetit të popullsisë, në trojet e banuara me shqiptarë mbretëronte një prapambeturi e theksuar ekonomike dhe kulturore. Ndryshe nga popujt tjerë të mbretërisë Jugosllave, shqiptarëve u mohohej çdo e drejtë kulturore, demokratike dhe njerëzore.<ref>[https://telegrafi.com/qendresa-ndaj-terrorit-shteteror-serb-ne-kosove-e-sanxhak-mes-dy-lufterave-boterore/ I.Azizi,Qëndresa ndaj terrorit shtetëror serb në Kosovë e Sanxhak mes dy luftërave botërore]</ref>