Partia e Punës e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v kthim te versioni stabel
vNo edit summary
Rreshti 10:
 
=== Themelimi i Partisë ===
Mbledhja e themelimit të PKSH-së u mbajt në datat 8-14 nëntor 1941 të koordinuar nga dy të dërguarit e Titos dhe Kominternit, [[Dushan Mugosha]] dhe Miladin Popoviq<ref>{{Cite book|title=''The Balkans, 1804-1999: Nationalism, War and the Great Powers''|last=Glenny|first=Misha|publisher=Granta Books|year=2000|isbn=9781862070738|location=Londër|pages=560|language=en}}</ref>. Fjalimin e hapjes e mbajti Popoviq, i pranuar si delegat i Kominternit paraprakisht<ref>''Historia e popullit shqiptar IV'', Tiranë: Toena, 2008, fq 49.</ref>. Rezolucioni i PKSH-së përfaqësonte qëndrimet e mëparshme dhjetëravjeçare të Jugosllavisë kundrejt Shqipërisë. Mendohet prej leximit të nëntekstit që madje të jetë përpiluar nga jugosllavët, duke nisur një traditë që do të zgjatte deri më 1948: që dokumentet e konferencave të PKSH-së i përgatitnin jugosllavët, sipas udhëzimeve të [[Beogradi|Beogradit]]<ref name=":02">Hoxha Ç., ''Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri,'' Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, 2013, fq. 9. ISBN 978-9928-168-11-5</ref>. Rezolucioni i partisë theksonte që nuk duhej harruar rreziku "nga influenca nacionaliste"<ref>Dedijer V., ''Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare 1939-1948'', Beograd 1949, përkthimi shqip, fq. 17-18.</ref>.
 
Deri në vjeshtën e vitit 1942, PKSH-ja ishte e izoluar. Dy nga grupet, i Shkodrës dhe i të Rinjve, kishin paditur në polici grupin e Korçës sepse e konsideronin tradhëti çlirimin. Për të dalë nga izolimi e fshehën partinë pas një emrit tjetër ''Fronti Nacional Çlirimtar''. Më 16 shtator 1942 u bë [[Mbledhja e Pezës]], si qëllim real kishte shfaqjen publike për t'i dhënë PKSH-së një imazh gjithëpërfshirës dhe patriotik, që komunistët luftonin për atdhe. Kjo iu shërbente edhe për të përgënjeshtruar akuzat për atësinë jugosllave të partisë së tyre, gjë që bëri edhe [[Abaz Kupi]] të binte brenda.