Njësia administrative Krutje: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Vendosa të dhëna të reja duke u mbështetur në burime të sakta, pasi materiali nuk ishte i përditësuar me ndryshimet e reja, si ndryshimet në ndarjet administrative, ku Krutja u kthye nga komunë në njësi administrative, si edhe shtova të dhëna historike, si krijimi i kooperativës së parë bujqësore, gjithashtu edhe të dhëna kulturore, si arritjet në sportin e volejbollit dhe për sa i përket ekonomisë, të dhëna të shkurtra rreth veprimtarive ekonomike të kësaj njësie.
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.1
Rreshti 13:
| web =
}}
'''Njësia administrative Krutje''' është një ish-komunë e cila ndodhet në qarkun e Fierit dhe nga viti 2015, me reformën e re të qeverisjes lokale u bë një nënndarje e  Bashkisë së Lushnjes.<ref>http://bashkialushnje.gov.al/sq-al/Bashkia/Administrata/Pages/Nj%C3%ABsit%C3%AB-Administrative.aspx</ref> Sipas censusit të vitit 2011, popullsia e kësaj njësie administrative përbëhej nga 7, 564 banorë.<ref>{{Cite web |url=http://www.instat.gov.al/media/3063/5__fier.pdf |title=Kopje e arkivuar |accessdate=19 prill 2018 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20180815144341/http://www.instat.gov.al/media/3063/5__fier.pdf |archivedate=15 gusht 2018 |url-status=dead }}</ref>  Njësia administrative Krutje ndahet në dy zona : Krutje e Sipërme dhe Krutje e Poshtme. Në këtë njësi administrative ndodhet një shkollë e mesme, 2 shkolla 9 vjecare dhe 4 shkolla të ciklit të ulët. Krutja njihet për Mësuesin e Popullit, Rrapi Mërtiri dhe për 15 dëshmorët e luftës nacional-clirimtare. Gjithashtu ndodhet edhe një Kinoteatër, palestër e lojrave me dorë dhe nje fushë futbolli.
 
Më 11 nëntor të vitit 1946 u krijua e para kooperativë me karakter bujqësor në Shqipëri,<ref>http://ciml.250x.com/archive/albania/albanian/agriculture_in_the_psr_of_albania_alb.pdf , faqja 9</ref> me kryetar Rrapi Gjermenin, i cili kishte shërbyer më parë si ambasador në Rumani dhe sekretar i parë i Lushnjes. Kooperativa përbëhej nga 30 anëtarë fillestarë të cilët dorëzuan tokat e tyre si edhe mjetet me të cilat punohej toka. Në fillim kooperativa përbëhej vetëm nga zona e krutjes së Sipërme. Kooperativa u zhvillua gradualisht duke arritur statusin e kooperativës së tipit të lartë (KTL), e përbërë nga disa kooperativa. Ajo ishte e përbërë nga 7 fshatra me një popullsi të përgjithshme prej 11, 000 banorësh : Krutje e Sipërme, Krutje e Poshtme, Zhym, Rrupaj, Fier i Ri, lifaj i Vjetër, dhe Kadiaj. Kjo kooperativë, ku shteti luante një funksion shumë të rëndësishëm, ishte hapi i parë drejt krijimit të fermës në Shqipëri.  Kryetar i kësaj kooperative ishte Andrea Gjermeni dhe kryetar i këshillit bashkiak Gori Gjermeni. Nga viti 1976 deri në vitin 2000, kryetar i Këshillit Bashkiak të kooperatives ka qenë Todi Mile.