Johann Friedrich Herbart: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Rregullim i gabimeve me referimet. (via JWB)
Rreshti 17:
Herbarti u lind më 4 maj 1776 në [[Oldenburg]]. <ref>{{Cite book|url=http://plato.stanford.edu/archives/win2015/entries/johann-herbart/|title=Johann Friedrich Herbart|last=Kim|first=Alan|date=2015-01-01|editor-last=Zalta|editor-first=Edward N.|edition=Winter 2015|language=en}}</ref> Për nga natyra ishte një fëmijë i ndjeshëm për shkak të një aksidenti, prandaj Herbarti mësimet e para i mori nga nëna e tij në shtëpi deri në moshën 12 vjeçare. Më pastaj ai vazhdoi shkollimin në ''[[Gjimnazi|gjimnaz]]'' për gjashtë vjet, ku tregoi interesim për filozofinë, logjikën dhe veprat [[Immanuel Kant|e Kantit që]] përfshin natyrën e njohurive të fituara nga përvoja reale. Arsimi i tij vazhdoi më pas në [[Universiteti i Jenës|Universitetin e Jenës]], me ç'rast ai studioi filozofinë deri kur nisi të mos pajtohej me mësuesin e tij [[Johann Gottlieb Fichte|Johann Fichte]] pikërisht sepse ai e kishte mësuar atë të mendonte në një mënyrë logjike. Ai fillimisht shkroi disa ese, të cilat i kishte dhënë Fichte gjatë viteve të tij në Universitetin e Jenës, duke kritikuar veprat e [[ Friedrich Wilhelm Joseph Schelling|Friedrich Schelling]] duke mbrojtur pretendimet e tij për [[ Idealizmi gjerman|idealizmin gjerman të]] promovuar asokohe edhe nga të tjerët.
 
Pas përfundimit të studimeve, Herbarti, për tri vite do të punoj si mësues privat i fëmijëve të një qeveritari në Interlaken të Zvicrës. Gjatë qëndrimit në Zvicër, Herbarti e vizitoi pedagogun Johan Hajnrih Pestaloci pas së cilës shkroi veprën ''"Ideja e Pestalocit për një ABC të intuitës"'' (''Pestalozzi’s Idee eines ABC der Anschauung''). Për tri vite të tjera, Herbarti do të vazhdoj ti thelloj edhe më shumë studimet dhe njohurit e tij për gjuhën greke dhe matematikë në Universitetin e Bremenit. Nga viti 1801 deri në vitin 1809 do të punoj si docent privat në Universitetin e Getingenit pastaj do të kaloj në Katedrën e Filozofisë në Universitetin e Kenigsbergut, në vend të Kantit. Këtu do të thellohet në çështjet e filozofisë dhe të pedagogjisë <ref>{{cite book|ref=harv |last=Wolman |first=B.B. |year=1968 |chapter=The historical role of Johann Friedrich Herbart|editor-first=B.B. |editor-last=Wolman |title=Historical roots of contemporary psychology |pages=29–46 |location=New York |publisher=Harper & Row|language=en}}
</ref> e gjithashtu do të themeloi dhe drejtoi një seminar të pedagogjisë. Në vitin 1833, u kthye edhe një herë në Universitetin e Göttingenit ku mbeti si profesor i filozofisë deri në vdekjen e tij. Herbart mbajti ligjëratën e tij të fundit me një shëndet të përkryer të mirë dhe më pas papritur vdiq dy ditë më vonë nga apopleksia. Ai është varrosur në [[ Albanifriedhof|Varrezat Albanifriedhof]] në Göttingen. <ref>http://www.ibe.unesco.org/sites/default/files/herbarte.pdf</ref>