[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
s'ka rëndë. Dhe ka ndikime nga greqishtja, por eshte sistem i pavarur.
Rreshti 1:
'''Goranët''' janë popullsi që flasin gorançe, një dialekt sllav që përngjet me maqedonishten, por ka dhe fjalë shqipe e turke. Goranët jetojnë në krahinën e Gorës, që sot ndahet mes shteteve të Shqipërisë, Kosovës e FYROM, krahinë nga ku e marrin dhe emrin. [[Gora]] si krahinë me 55 fshatra, ka pasur si qendër administrative Vranishtin deri në vitin 1923, që në dokumentet arkivore kjo qendër është trajtuar me emrin e “Kazaja e Gorës dhe Opojës” në të cilën kjo e fundit ka 19 fshatra.
 
Veshja e popullit të Gorës, kanë të njëjtën formë dhe përmbajtje me veshjet e krahinave të Opojës, Lumës, Tetovës e më gjerë. Kjo tregon se veshja gorane, i ka të gjitha elementet e saj të veshjes së popullsisë të krahinave shqiptare. Sipas studiuesit Qemal Mataj, Gora bënte pjesë në territorin verilindor të shtetit të Arbërit edhe trojeve të kësaj krahine, dhe ishte nën sundimin serb, i cili ushtroi sllavizimin e emrave të fshatrave të Gorës. Si në mjaft krahina të Shqipërisë, që kanë qenë objekt i pushtimit serb, edhe në krahinën e Gorës e më gjërë, ishte bërë një imponim i tillë nga këta pushtues me ndryshimet, që u kanë bërë emrave shqip me emra sllave, duke përdorë parashtesat dhe prapashtesat sllave. Të tilla ndryshime kanë bërë edhe në fshatrat e krahinës së Gorës, si p.sh. në fshatin Borje janë bërë ndryshime në emërtimin e fshatit dhe të vendeve përreth tij dhe konkretisht Boro (Borje), Pishë (Pishec), Lisi (Lisena), Ulan (Ulançe) Rras (Rrasannçista), Mal (Malina), Kashtë (Kashtarnik), Damat (Damatova) et. Ndryshime emrash, kanë pësuar edhe emrat e fshatrave të krahinës së Gorës, siç janë Brrut (Brot), Sapot (Zapot), Orgust (Orgosta), Rrap (Rapç), Shishe (Shishtavec), Kola (Kollovoz) etj. Pavarësisht nga këto ndryshime, që janë bërë një pjesë e emrave të fshatrave të Gorës, kanë mundur t’i rezistojnë imponimit të pushtuesit serb, si emrat e fshatrave Pakisht, Oreshkë, Orçikël, Kukalan, Vranisht etj<ref>http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/shpalime/qemal_mataj_goranet.27.06.08.htm</ref>.