[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 37:
Ronaldo u lind dhe u rrit në ishullin portugez të [[Madeira]]s, kurse në moshën 15 vjeç u diagnostifikua me një sëmundje në zemër, rrahjet e të cilës ishin më të shpeshta se normalja. Ai u operua për t'u shëruar nga sëmundja dhe nisi karrierën e tij futbollistike me [[Sporting CP]], para se të firmoste në Angli me [[Manchester United F.C.|Manchester United]] në vitin 2003 në moshën 18 vjeç. Pasi fitoi trofeun e parë, [[FA Cup|Kupën FA]], gjatë sezonit të tij të parë në Angli, ai ndihmoi Unitedin të fitonte tre tituj të [[Premier League|Premier Ligës]], një trofe të [[UEFA Liga e Kampioneve|Ligës së Kampioneve]] si dhe [[FIFA Kupa e Botës për Klube|FIFA Kupën e Botës për Klube]]. Në moshën 22 vjeç, ai ishte nominuar për çmimet Topi i artë dhe [[FIFA Lojtari Botëror i Vitit]], kurse në moshën 23 vjeç, i fitoi të dyja. Në vitin 2009, ai firmosi me klubin spanjoll [[Real Madrid C.F.|Real Madrid]] për 94 milion €, duke u bërë, në atë kohë, transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.
 
Ronaldo fitoi 15 trofe me Real Madridin, përfshirë dy tituj të [[La Liga]]s, dy [[Copa del Rey|Kupa të Mbretit]], katër Liga Kampionesh, dy [[UEFA Super Kupa|Superkupa Evropiane]] dhe tre Kupa Bote për Klube. Ai u bë edhe golashënuesi më i mirë i historisë së klubit, duke shënuar plot 34 hat-trick në La Liga, një rekord, përfshirë tetë në sezonin [[2014–15 La Liga|2014–15]],{{refn|group=note|Rekordi ndahet me [[Lionel Messi]]n, i cili shënoi tetë hat-trick në sezonin [[2011–12 La Liga|2011–12]].}} si dhe u bë lojtari i vetëm që ka shënuar 30 ose më shumë gola në gjashtë sezone rresht në La Liga. Pasi uju bashkua Madridit, Ronaldo u rendit i dyti në garën për Topin e artë tre herë, në të treja rastet mbrapa [[Lionel Messi]]t, rivalit të tij, para se t'a fitonte këtë çmim dy herë rresht në vitet [[FIFA Ballon d'Or 2013|2013]] dhe [[FIFA Ballon d'Or 2014|2014]]. Pasi fitoi Ligën e Kampioneve në vitet [[Finalja e UEFA Ligës së Kampioneve 2016|2016]] dhe [[Finalja e UEFA Ligës së Kampioneve 2017|2017]], Ronaldo siguroi edhe dy Topa të artë rresht. Pasi fitoi një tjetër Ligë Kampionesh, këtë herë për të tretin vit rresht, Ronaldo u bë lojtari i vetëm e fitoi këtë trofe pesë herë.<ref>{{cite web|url=https://telegrafi.com/ronaldo-ne-histori-behet-pari-qe-fiton-pese-liga-te-kampioneve-kalon-iniestan-seedorfin-xavin-e-messin/|title=Ronaldo në histori, bëhet i pari që fiton pesë Liga të Kampionëve – kalon Iniestan, Seedorfin, Xavin e Messin|publisher=Telegrafi.com|language=sq|date=27 maj 2018|accessdate=6 shkurt 2019}}</ref> Në vitin 2018, ai u transferua te Juventus për një shifër fillestare 100 milion €; kjo shifër ishte më e larta që një klub italian kishte paguar për një lojtar mbi 30 vjeç.
 
Një lojtar i [[Kombëtarja portugeze e futbollit|kombëtares portugeze]], Ronaldo u shpall lojtari më i mirë portugez i të gjitha kohërave nga [[Federata Portugeze e Futbollit]] në vitin 2015. Ai debutoi për ekipin e të rriturve në vitin 2003 në moshën 18 vjeç, dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar mbi 150 paraqitje; ai ka luajtur dhe ka shënuar në tetë turnamente madhore, duke qënë gjithashtu lojtari me më shumë gola dhe ndeshje i Portugalisë. Ronaldo shënoi golin e parë me kombëtaren në [[UEFA Euro 2004]], ku ai ndihmoi Portugalinë të arrinte në [[UEFA Euro 2004#Finalja|finale]]. Ai u bë kapiten në korrik 2008, duke udhëhequr ekipin në rezultatin e hyre më madhor në histori, fitimin e [[UEFA Euro 2016]], ku ai mori edhe Këpucën e argjendë si golashënuesi i dytë më i mirë i turnamentit; pas kësaj, ai u bë lojtari evropian me më shumë gola ndërkombëtar në histori.<ref name=CR7vmorocco>{{cite web|url=http://newsport.al/shenoi-ndaj-marokut-cristiano-ronaldo-kalon-legjenden-puskas-dhe-vendos-rekord-historik-ne-europe/|title=Shënoi ndaj Marokut, Cristiano Ronaldo kalon legjendën Puskas dhe vendos rekord historik në Europë|publisher=Newsport.al|language=sq|date=20 qershor 2018|accessdate=20 qershor 2018}}</ref> Ai është një nga atletët më të reklamuar të botës, duke u renditur si më i pasuri në vitet 2016 dhe 2017 nga ''[[Forbes]]'', si dhe u shpall atleti më i famshëm nga [[ESPN]] në vitet 2016, 2017 dhe 2018.