[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Ymer Minxhozi''' gazetar shqiptar, u emërua zëvendësdrejtor i [[Radio Tiranës]] (1958-1963). Gjatë kësaj periudhe ndikoi në lëvrimin e mëtejshëm të [[radio-reportazhit]] dhe ngritjes cilësore të emisioneve [[artistiko-kulturore]] [[radiofonike]], duke dhënë shembull vetjak në përgatitjen e tyre.
 
Ymer Minxhozi është autor i mbi 20 librave me ese, satirë, shënime udhëtime dhe kujtime. Pasi ka mbaruar studimet në Moskë për gazetari në vitet ’50, ai ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore, e më pas ka drejtuar gjatë jetës së tij për shumë vite revistën “Shqipëria e Re”.
 
Ymer Minxhozi ka përfaqësuar vendin tonë në disa kontakte diplomatike, kulturore e bisedime me vendet fqinje dhe ato evropiane.
 
Gazetar aktiv dhe i përkushtuar në profesionin e tij, Minxhozi ka qenë prezent me shkrimet e tij edhe pas viteve ’90, kohë gjatë të cilës ka botuar vëllimet “Borë e zezë”, “Shansi i humbur”, “Era e mykut”, “Ditari i tre kontinenteve” etj.
 
U nda nga jeta në Tiranë më 2 qershor 2021.
 
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]