Alberto Moravia: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Alberto Moravia''' ([[Roma|Romë]], [[28 nëntor]] [[1907]] - [[27 Shtator|27 shtator]] [[1990]]), i lindur Alberto Pincherle, Moravia ishte mbiemri i gjyshes nga i ati, ka qenë një shkrimtar dhe publicist italian, njëri prej përfaqësuesve më të njohur të letërsisë ekzistenciale evropiane.<ref>https://www.britannica.com/biography/Alberto-Moravia</ref><ref>http://www.italialibri.net/autori/moraviaa.html</ref>
 
Lindi në një familjeje borgjeze në gjendje të mirë ekonomike. I ati, Carlo Pincherle, arkitekt dhe piktor, vinte nga një familje [[Jehudët|hebreje]] me origjinë [[veneciaVenediku|veneciane]]ne, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich, ishte katolike nga [[Ancona]]. Alberto, i treti nga katër fëmijë, kaloi një fëmijëri normale por të vetmuar. Në moshën nëntë vjeçare, ai u prek nga tuberkulozi i kockave, sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdoi në shtrat për pesë vjet rresht.
 
Studimet i vazhdoi në mënyrë të çrregullt, por prapë nuk arriti të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexoi shumë e shumë libra, mes të cilëve [[Fëdor Michajlovič Dostoevskij|Dostojevskij]], [[James Joyce|Joyce]], [[Goldon|Goldoni]], [[William Shakespeare|Shakespeare]], [[Molieri|Molière]], [[Mallarmé]], [[Leopardi]] e mjaft të tjerë; shkruante vargje në [[gjuha frënge|frëngjisht]] e në [[gjuha italiane|italisht]], por studioi edhe [[gjuha gjermane|gjermanisht]].