Rrjeti pa tela: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 5:
Telefonia mobile është një lloj teknologjie e rrjetave pa kablo e që gjendet çdo kund rreth nesh. A na pret diç e ngjashme edhe në fushën e rrjetave kompjuterike? Komunikimi pa kabllo është gjithnjë e më i pranishëm edhe në këtë fushë, e trendi në rritje edhe më i theksuar. Shkaku kryesor për këtë është pranimi i standardit IEEE 802.11 për Ethernet pa kabllo (Wireless Ethernet), pranimi i të njëjtit nga një shumicë e madhe prodhuesish, si dhe zhvillimi teknologjikë sa i përket shpejtësisë dhe sigurisë së komunikimeve pa kabllo.
Pasi që kemi të bëjmë me një teknologji jo mjaft të njohur, te shfrytëzuesit, në njërën anë është prezent mosbesimi, e në anën tjetër kërkesat jo reale. Me këtë tekst duam t’ju afrojmë botën e Wireless LAN rrjetave (WLAN) dhe të japim përgjigje në pyetjet më të shpeshta lidhur me to. Këto pyetje kanë të bëjnë me mundësin e aplikimit, mënyren e integrimit të rrjeteve pa kabllo në rrjetat ekzistuese me kabllo, për atë se nga çka varet mbulushmëria maksimale si dhe sa është i sigurt komunikimi.
==Funksionimi==
Për ndërtimin e një rrjeti përçues të informatave me ndihmen e valëve rrezatuese nevojiten së paku dy [[vegla elektronike]] të instaluara në aparate të ndryshme elektronike. Njëra nga këto vegla duhet që të kodojë informatat e mara nga makina elektronike dhe të transformoj ato në rrezatim i cili prodhohet po nga ajo vegël dhe shpërndaet në hapësirë me largësi të caktuar brenda së cilës gjendet vegla pranuese e cila kodin e pranuar e transformon në kodin e makinës ku gjendet.
 
Varësisht nga shkathtësia e transformimit dhe prodhimit të rrezeve gjendet edhe shpejtësia dhe largësia e përçimit të informatave. Po ashtu rolë të veçantë në përçimet e tilla ka edhe frekueca e zgjedhur e rrezatimit e cila mund të jetë edhe e dëmshme për shëndetin. Me qëllim të ikjes së kësaj dukurie prodhimi i këtyre veglave është standartizuar nga disa firma standartizim që pranohet nga shtete të ndryshme.
== Standardi ==