Kol Bib Mirakaj: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
Rreshti 4:
U lind më 5 dhjetor 1899 në Iballe të [[Puka|Pukës]]. Mbaroi filloren në [[Shkodra|Shkodër]] pranë shkollës françeskane dhe më pas [[Shkolla Normale e Elbasanit|normalen e Elbasanit]].<ref name=":0" />
 
Më 1917 - 1924 qe mësues. Më 1924, gjatë qeverisjes së [[Fan Noli|Fan Nolit]], kreu detyrën e kryetarit të komunës së [[Nikaj e Mertur|Nikaj Mërturit]]. Në nëntor-dhjetor 1926 merr pjesë në kryengritjen separatiste antikombetare të Dukagjinit, e nxitur nga Jugosllavia, si toger i forcave rebele, qe u shtyp nga ushtria kombëtare.<ref name=":0" /> Më 19 shkurt 1927 Gjykata Politike e ngritur për të dënuar pjesëmarrësit në kryengritje, së bashku me të tjerët e përfshirë, e dënoi me vdekje në mungesë.<ref>{{Cite book|last=Haklaj|first=Veli|title=Kryengritja e Delvinës e vitit 1937|publisher=Kristalina-KH|year=2009|isbn=9995643103|location=Tiranë|pages=307-308|language=sq}}</ref> Ikën në Jugosllavi ku qëndroi si emigrant politik. Në qershor të 1932 kthehet në Shqipëri pas një amnistie, e vazhdon punën në arsim si mësues.<ref name=":0" />
 
Më pushtimin e Shqipërisë nga Italisa fashiste me 7 prill 1939 bashkohet me okupatorin e hyn në Partinë Fashiste, si oficer i milicisë merçenare fashiste. Me 12 prill 1939 është pjesëtar i Asamblesë Kushtetuese, për dorezimin e kurorës se Shqipërise Mbretit te Italisë, Naltmadhnisë së Tij, Viktor Emanuelit III. Më 1939-1941 është nënsekretar i Partisë Fashiste shqiptare,<ref name=":0" /> i dyti në hierarkinë e partisë pas sekretarit [[Tefik Mborja]].<ref>{{Harvnb|Milo|2014|page=60.}}</ref> Më 1941 merr pjesë me trupa te milicisë merçenare fashiste, përkrah ushtrise italiane në luftën kundër Malit të Zi, ku edhe plagoset. Më 1942-1943 bëhet ministër e sekretar i Partisë Fashiste shqiptare. Më 1943 emërohet ministër i Brendshëm ne qeverinë Bushati. Më 8 korrik 1943, porosit gjitha prefekturat që ushtria gjermane "të pritet miqësisht dhe t'i krijohen lehtësira".<ref>{{cite book|last=Milo|first=Paskal|title=Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore|year=2014|language=sq|pages=378|publisher=Toena|location=Tiranë|isbn=9789928424525|volume=1}}</ref>
 
Me administratën mike ndaj gjermanëve në vitet 1943-1944, përjashtohet nga çdo funksion i lartë civil ose ushtarak, i fajësuar si bashkëpuntor me okupatorin fashist, ku ishte përfshire si krijues e udheheqes i Partise Fashiste Shqiptare, me grada dhe funksione te larta si Minister i Fashizmit dhe komandant i forcave mercenare te milicisë fashiste, i se ciles ishte një nga organizatorët. Kjo milici vepronte përkrah karabinierisë e policisë fashiste kundër forcave nacionalistekomuniste shqiptare që luftonin me armë kundër okupatorit fashist italian.
Largohet nga Shqipëria në prag të [[Dita e Çlirimit|Çlirimit]]. Më 1946 është ndër emrat kryesorë të [[Blloku Kombëtar Indipendent|Bllokut Kombëtar Indipendent]] në [[Roma|Romë]]. Në rezistencën e bërë në atdhe qëndruan vëllezërit Pal dhe Pashuk Bib Mirakaj dhe i biri, Ndoci. Vetëm Pali mundi të dalë në mërgim, te tjeret u vrane. Gjatë kohës së banimit në Itali, Mirakaj ka përkrahur emigrantët shqiptarë duke bashkëpunuar me Robert McKiever dhe me Kombet e Bashkuara (Dr. Avokat Lapenna) për të mundësuar strehiminin e tyre ne vendet e Europës Perëndimore dhe në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|SHBA]]. Mirakaj ndërroi jetë më 17 mars të 1968 në New York.