Kol Bib Mirakaj (Iballe, 5 dhjetor 1899 - NY, 17 maj 1968) ka qenë arsimtar,[1] pjesë e parisë së Pukës, nëpunës dhe bashkëpunëtor i administratës së krijuar pas pushtimit italian. Qe krijues i milicisë fashiste, ministër e sekretar i Partisë Fashiste Shqiptare, ministër i Brendshëm në qeverinë Bushati më 1943,[2] para çlirimit iku nga Shqipëria qe emigrant politik nga 1944-1968.

BiografiaRedakto

U lind më 5 dhjetor 1899 në Iballe të Pukës. Mbaroi filloren në Shkodër pranë shkollës françeskane dhe më pas normalen e Elbasanit.[1]

Më 1917 - 1924 qe mësues. Më 1924, gjatë qeverisjes së Fan Nolit, kreu detyrën e kryetarit të komunës së Nikaj Mërturit. Në nëntor-dhjetor 1926 merr pjesë në kryengritjen separatiste antikombetare të Dukagjinit, e nxitur nga Jugosllavia, si toger i forcave rebele, qe u shtyp nga ushtria kombëtare.[1] Më 19 shkurt 1927 Gjykata Politike e ngritur për të dënuar pjesëmarrësit në kryengritje, së bashku me të tjerët e përfshirë, e dënoi me vdekje në mungesë.[3] Ikën në Jugosllavi ku qëndroi si emigrant politik. Në qershor të 1932 kthehet në Shqipëri pas një amnistie, e vazhdon punën në arsim si mësues.[1]

Më pushtimin e Shqipërisë nga Italisa fashiste me 7 prill 1939 bashkohet me okupatorin e hyn në Partinë Fashiste, si oficer i milicisë merçenare fashiste. Me 12 prill 1939 është pjesëtar i Asamblesë Kushtetuese, për dorezimin e kurorës se Shqipërise Mbretit te Italisë, Naltmadhnisë së Tij, Viktor Emanuelit III. Më 1939-1941 është nënsekretar i Partisë Fashiste shqiptare,[1] i dyti në hierarkinë e partisë pas sekretarit Tefik Mborja.[4] Më 1941 merr pjesë me trupa te milicisë merçenare fashiste, përkrah ushtrise italiane në luftën kundër Malit të Zi, ku edhe plagoset. Më 1942-1943 bëhet ministër e sekretar i Partisë Fashiste shqiptare. Më 1943 emërohet ministër i Brendshëm ne qeverinë Bushati. Më 8 korrik 1943, porosit gjitha prefekturat që ushtria gjermane "të pritet miqësisht dhe t'i krijohen lehtësira".[5]

Me administratën mike ndaj gjermanëve në vitet 1943-1944, përjashtohet nga çdo funksion i lartë civil ose ushtarak, i fajësuar si bashkëpuntor me okupatorin fashist, ku ishte përfshire si krijues e udheheqes i Partise Fashiste Shqiptare, me grada dhe funksione te larta si Minister i Fashizmit dhe komandant i forcave mercenare te milicisë fashiste, i se ciles ishte një nga organizatorët. Kjo milici vepronte përkrah karabinierisë e policisë fashiste kundër forcave nacionaliste shqiptare që luftonin me armë kundër okupatorit fashist italian.

Largohet nga Shqipëria në prag të Çlirimit. Më 1946 është ndër emrat kryesorë të Bllokut Kombëtar IndipendentRomë. Në rezistencën e bërë në atdhe qëndruan vëllezërit Pal dhe Pashuk Bib Mirakaj dhe i biri, Ndoci. Vetëm Pali mundi të dalë në mërgim, te tjeret u vrane. Gjatë kohës së banimit në Itali, Mirakaj ka përkrahur emigrantët shqiptarë duke bashkëpunuar me Robert McKiever dhe me Kombet e Bashkuara (Dr. Avokat Lapenna) për të mundësuar strehiminin e tyre ne vendet e Europës Perëndimore dhe në SHBA. Mirakaj ndërroi jetë më 17 mars të 1968 në New York.

ReferimeRedakto

  1. ^ a b c d e Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 181. ISBN 9994356224.
  2. ^ Elsie, Robert. A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris & Co. Ltdpage=312.
  3. ^ Haklaj, Veli (2009). Kryengritja e Delvinës e vitit 1937. Tiranë: Kristalina-KH. fq. 307–308. ISBN 9995643103.
  4. ^ Milo 2014, p. 60.
  5. ^ Milo, Paskal (2014). Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore. 1. Tiranë: Toena. fq. 378. ISBN 9789928424525.