[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Përditësim, zëvendësova: {{Kutia gjuhë → {{Infobox language, |emri → | name, |shtetet → | states, |vendi → | region, |njerëzit → | speakers, |shkrimi → | scipt, |institucioni → | agency duke përdorur AWB
Rreshti 1:
{{Infobox language
{{Kutia gjuhë
|emri name = Gjermanisht
|shtetet states = [[Gjermani]], [[Austri]], [[Zvicer]], [[Lihtenshtajn]], [[Belgjikë]], [[Luksemburgu|Luksemburg]], [[Itali]], [[Francë]], [[Kazakistani|Kazakistan]], [[Rusia|Federatën Ruse]], [[Brazil]], [[Kili]], [[Afrika e Jugut|Afrikë e Jugut]],
|vendi region = [[Gjermani]], [[Austri]], [[Zvicër]]
|njerëzit speakers = vendas rreth 120 milion, jo vendas 80 milion
|renditja = 10
|fam1 = [[Gjuhët indo-evropiane]]
Rreshti 10:
|fam4 = [[Gjuhët e larta Gjermanike]]
|fam5 = '''Gjuha gjermane'''
|shkrimi scipt = [[Alfabeti gjerman]] (nga [[Alfabeti latin]])
|zyrtare =[[Gjermani]], [[Zvicer]], [[Lihtenshtajn]], [[Belgjikë]], [[Luksemburgu|Luksemburg]], [[Itali]]
|institucioni agency = [[Danimarka]], [[Hungaria]], [[Rumania]], [[Slovakia]], [[Çeki]]
|iso1 = de
|iso2 =([[B]]) ger ([[T]]) deu
Rreshti 28:
 
== Gjuha gjermane në Shqipëri ==
Gjermanishtja, gjuha e mendimtarëve dhe poetëve të mëdhenj, ka pasur dhe ka ne shqipëri gjithmonë një vend të veçantë midis simotrave të veta europiane. Me një fond leksikor prej rreth 450 000 fjalësh, ajo pasqyron si rallë ndonjë gjuhë tjetër edhe zhvillimin e [[filozofi]]së dhe të [[Shkenca|shkencës]] e të teknikës nga populli [[gjerman]]. Sipas leksikografit të njohur Luc Makensen në dhjetë fjalë gjermane një vjen nga lëmi i teknikës.
 
Interesi për gjuhën gjermane në shqipëri ka qenë përherë i madh. E veçanta në këtë mes është se edhe bota gjermane u ka kushtuar vëmendje të posaçme shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Është gati rast i papërsëritshëm që me popullin shqiptar, historinë dhe gjuhën e tij, të jenë marrë figura kaq të shquara të botës [[Shkenca|shkencore]] gjermane, si filozofi G. Laibnic, historianët G. Nibur, T. Momsen, J. Falmeraier, G. Shtadmyler, F. Babinger, gjuhëtaret J. Adelung, A. Shlaiher, A. Pot, A. Shlegel, F. Bop, J. G. fon Hahn, M. Fasmer, G. Rolfs, arkelogu P. Franke etj. Gjermanët janë ndër të parët që e përkthyen veprën madhore të Barletit për [[Skënderbeu]]n, qysh më 1510, prej nga ajo gjeti pastaj rrezatim në të gjitha gjuhët e [[Evropë]]s pa përjashtim. Edhe [[shqiptarë]]t kanë ushqyer lidhje të pandërprera me botën gjermane. Kështu kur historiani [[suedez]] johan Erih Tunman, profesor në universitetin e Hales në Gjermani, po botonte më 1774 veprën e vet të shquar për historinë dhe gjuhën e shqiptarëve, duke vënë një gur themeli për autoktoninë e tyre në trojet sotme, shqiptarët kishin lidhje të drejtpërdrejta me këtë studiues dhe i kishin dhuruar atij edhe fjalorin tregjuhësh [[greqisht]]-sllavisht-shqip të Teodor Kavaliotit nga [[Voskopoja]], të cilin ai e përfshiu në veprën e vet. Në këtë hulli marrëdhëniesh të ngushta e të pandërprera nuk është e rastit që J. G. von Hahni pati si mësues të parë të tij të shqipes K. Kristoforidhin. Po kështu nuk është e rastit as pritja aq e ngrohtë që iu bë në jug të Shqipërisë studiusit të shquar gjermanishtfolës danez H. Pedersen në dhjetëvjetëshin e fundit të shek. XIX, leksikografes gjermane Ana Mari Goden, gjuhëtarëve të mirënjohur austriakë N. Jokl në vitet 30 dhe M. Lamberc gjatë [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë]] dhe pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës se Dytë Botërore]].