Dallime mes rishikimeve të "Cikli i Ujit"

14 bytes removed ,  8 muaj më parë
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 188.172.108.99) dhe riktheu rishikimin 2210590 nga Astronomi06
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
(Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 188.172.108.99) dhe riktheu rishikimin 2210590 nga Astronomi06)
Etiketa: Manual revert
Cikli hidrologjik përbëhet nga dy nëncikle : cikli i vogël ose cikli i ujit në brendësi të Tokës dhe cikli i madh, i cili zhvillohet tërësisht mbi sipërfaqet ujore. Marrëdhënia mes dy cikleve përcaktohet nga masat e ajrit dhe rrjedhja e lumenjve. Forcat lëvizëse të ciklit hidrologjik të ujit janë energjia diellore dhe graviteti. Fillimi i ciklit të madh konsiderohet avullimi i ujit nga pellgjeve ujore. [[Energjia diellore|Rrezatimi diellor]] ngroh ujin e deteve dhe oqeaneve. Si rezultat, uji [[Avullimi|avullon]] dhe shndërrohet në avuj uji. Gjithashtu, një sasi më e vogël uji avullon edhe nga sipërfaqet e tjera ujore, si lumenjtë, liqenet, si dhe në disa raste, nga sipërfaqet e akullta dhe shtresat e dëborës. Këta avuj uji ngrihen drejt atmosferës, ku me rritjen e lartësisë dhe uljen e temperaturës, një sasi e avujve kondesohet, duke u shndërruar kështu në pikla të vogla uji, të cilat duke u bashkuar krijojnë [[retë]]. Në rastet kur procesi i kondesimit ndodh afër sipërfaqes së tokës, piklat e ujit bashkohen duke krijuar [[Mjegulla|mjegullë]]. Lëvizjet atmosferike i transportojnë avujt e ujit përreth Tokës. Gjatë transportimit, ndodh që retë përplasen me njëra tjetrën. Kjo përplasje çon në shpërbërjen e një pjese të resë, dhe nën ndikimin e [[Forca e rëndesës|gravitetit]], piklat e ujit që formojnë renë bien drejt tokës në formën e [[Shiu|rreshjeve]]. Në bazë të temperaturave të mjedisit, këto rreshje mund të gjenden në formën e shiut, dëborës, breshërit, etj. Pjesa më e madhe e ujit rikthehet përsëri në oqeane dhe dete dhe më pas, transportohet me anë të rrjedhjeve nëntokësore në shtresat e poshtme të Tokës. Këto rrjedhje nëntokësore, pas një kohë të caktuar, del mbi sipërfaqen e tokës në formën e ujit të pijshëm (''shih [[Uji i Pijshëm]]''). Megjithatë, jo i gjithë uji i rreshjeve rikthehet në sipërfaqe ujore: një pjesë e ujit përthithet nga toka dhe bimët si mënyrë ujitjeje (''termi shkencor është'' '''''infiltrim'''''). Me kalimin e kohës, i gjithë uji i Tokës rikthehet në dete dhe oqeane, për të rifilluar ciklin e ujit.
 
==Ndikimi i njeriut dhe rreziqet që i kanosen ciklit të ujit nga aktiviteti njerëzor FU==
 
Njeriu vazhdon të ndërhyjë në ciklin e ujit duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm mbi të si te doje. Ndërmarrjet industriale, me anë të ndotjeve mjedisore, ndikojnë në ngrohjen e ajrit dhe të avullimit të tepërt të ujit. Ujërat e zeza ndikojnë në zhdukjen e bimëve dhe të kafshëve të deteve dhe oqeaneve. Shpyllëzimi çon në tharje të rajonit, që ndikon në uljen e sasisë së ujit të avulluar.
 
[[Kategoria:Hidrologji]]