[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
'''Sami Frashëri''' ''(Sami Bey Frashëri)'' ([[1 qershor]], [[1850]], [[Frashëri (Përmet)|Frashër]], [[Shqipëri]] – [[18 qershor]], [[1904]])
 
Rilindës i shquar, ideologu kryesor i [[Lëvizja Kombëtare Shqiptare|Lëvizjes Kombëtare Shqiptare]], dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në literaturën e huaj është njohur me emrin [[Shemseddin Sami]]. Lindi në [[Frashër (Përmet)|Frashër]] të [[Përmeti]]t më [[1 qershor]] [[1850]]. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më [[1865]] së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në [[Janina|Janinë]]. Këtu së bashku me [[Naim Frashëri|Naimin]], Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "[[Zosimea]]", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas [[greqishtja|greqishtes]] së re e të vjetër edhe [[Gjuha Latine|gjuhën latine]] si dhe [[Gjuha Franceze|gjuhën frënge]] dhe atë [[Gjuha Italiane|italiane]]. Në [[Tetovë]], nga Mahmut Efendiu[http://www.filolet.ch/sami_frasheri.htm] (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mësoi [[arabishtja|arabisht]], [[persisht|persisht]] dhe [[turqisht]]<ref>[http://www.filolet.ch/sami_frasheri.htm Sami Frashëri (1850 – 1904)]</ref>.
 
Më [[1872]] u vendos në [[Stamboll]] ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "[[Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare|Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare]]" dhe me themelimin e "[[Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip]]" ([[1879]]) u zgjodh kryetar i saj.