[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Josif Papagjoni (1950). Studiues e kritik i teatrit, kinematografisë e letërsisë, profesor. Lindi në Sarandë, më 16 shkurt. Kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve (dega e dramës, 1972) dhe për një kohë të shkurtër punoi po aty si pedagog. Në vitet 1973 - 1977 ishte regjisor dhe drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Pukë dhe Fushë-Arës; në vitet 1977-1987 ka qenë regjisor, përgjegjës i kulturës së rrethit në Komitetin Ekzekutiv. Nga 1987 punonjës shkencor në Qendrën e Studimeve të Artit dhe drejtor i saj (1999-2008), ndërsa në vitin 2008 e në vijim është shef i departamentit të arteve në Qendrën e Studimeve Albanologjike. Ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, ndër të cilët: Teatri dhe aktori (1981), Kumti që vjen nga trashëgimia teatrore (1999), Aktorët (2000), Individualitete (2002), Regjisorët (2003), Biseda për artin (2004), Dialog me teatrin botëror (2004), Teatri Kombëtar (2005), Enciklopedia e Teatrit dhe Kinematografisë Shqiptare (2009), si dhe një varg artikujsh e studimesh për artin teatrot shqiptar dhe për figurat e shquara të tij, drejtues i projektit Enciklopedia e artit shqiptar (ASHSH dhe ASHK).