Skënder Temali: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:skender_temali.jpg]]== Skënder Temali ==
Skënder Temali lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1946. Shkrimtar, poet, prozator, gazetar. Përfundoi studimet e larta në Universitetin "Luigj Gurakuqi" Fakulteti Gjuhë - Letërsi. Për vite me radhë punoi në organet e shtypit lokal e kombëtar si gazetar, redaktor , si dhe në Radio Shkodra. Prej vitesh punon si drejtues e mësues në shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës.
është lindur në Shkodër më 30 korrik 1946, në një familje të vjetër shkodrane. Ka kryer Universitetin "Luigj Gurakuqi", në degën gjuhë shqipe-letërsi dhe për 15 vjet (1966-1981) punoi gazetar në Radio Shkodra, revistën "10 korriku" e gazetën "Jeta e re", ku ka transmetuar e botuar me qindra artikuj problemorë, reportazhe letrare, përshkrime, portrete, skica, etj.
Ka nisur të shkruajë poezi, tregime e reportazhe letrare që kur ishte gjimnazist. Krijimtaria e tij është vlerësuar me Çmime Kombëtare e Ndërkombëtare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Redaktor i disa librave të krijuesve të rinj shkodranë.
 
Prej një çerek shekulli, drejtues e mësues në shkolla të mesme të vendlindjes së tij, ku prej 20 vitesh e aktualisht jep lëndën e gjuhës shqipe e letërsisë në shkollën teknike 5-vjeçare pyjore të Shkodrës.
 
Ka botuar cikle poetike e tregime që gjimnazist në almanakët letrarë “Shkodra”, në shtypin letrar të kohës “Zëri i rinisë”, “Drita”, “Nëntori” e revistat për fëmijë. Disa nga këto krijime kanë zënë vend edhe në botime të zgjedhura dhe janë vlerësuar me çmime lokale e kombëtare. Në vitin 2001, në konkursin e 7-të ndërkombëtar, të shpallur nga shoqata e artistëve dhe shkrimtarëve "Cristalide" në Padova të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga Italia e shumë shtete të botës, ai u nderua me çmimin special të jurisë, me tregimin "Këpucët e turpit".
 
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1967 si dhe Ambasador i Paqes e anëtar i Komitetit Drejtues të Federatës Ndërkombëtare të Paqes.
 
Është autor i 12 librave. Njihet edhe si redaktor i dhjetra librave artistikë të shkrimtarëve të rinj.
 
'''Botime më vete:'''
 
1) Këngë cigane (vjersha e poema) -Viti 1971
 
2) Kjo ndodhi në Lis (roman) -Viti 1982
 
3) Ballo në mbrëmjen e maturës (novela) -Viti 2001
 
4) Ishte një lajthishte (poemë për fëmijë) -Viti 2001
 
5) Këpucët e turpit (tregime) -Viti 2002
 
6) Nesër do të them mirëmëngjes (novelë) -Viti 2002
 
7) Studentja e Bolonjes (novelë) – Viti 2004
 
8) Gjuha shqipe (tekst alternativ mësimor) me bashkëautor -Viti 2003.
 
9) Shtëpia pa pasqyra (tregime) – 2006
 
10) Askushi (roman, botuar në Maqedoni) – 2006
 
11) Tre shokët (vjersha e poema për fëmijë) - 2007
 
12) Lirika të hershme dhe të vona – (2009)