Statistika të Kategorisë së Parë në sezonin 1942. Ky eveniment nuk është njohur ende zyrtarisht nga FSHF.

Sezoni i kaluar: Kategoria e Parë 1940. Sezoni i rradhës: Kategoria e Parë 1945.

Parapamje Redakto

Kategoria e Parë 1942 është sezoni i 10të i kompeticionit kryesor të futbollit në Shqipëri. Nisi më 14 qershor, 1942 dhe përfundoi më 29 qershor, 1942. Dhjetë skuadra u ndanë në një grup me 4 skuadra dhe dy grupe me nga 3 skuadra secila, duke luajtur nga një ndeshje me njëra tjetrën në grup eliminimi. Dy skuadrat e renditura të parat nga grupi i madh dhe vetëm skuadra e parë nga grupet e vogla shkojnë në gjysmëfinale. Zona e Veriut kishte këto skuadra: Shkodra, Prizreni, Peja dhe Prishtina. Zona e Mesme kishte këto skuadra: Tirana, Elbasani dhe Durrësi. Zona e Jugut kishte këto skuadra: Korca, Gjirokastra dhe Berati.

KF Tirana e fitoi këtë kampionat.[1][2]


Rezultatet Redakto

Turi i Parë Redakto

Në këtë tur hynë të gjitha skuadrat ndarë në dy grupe.

Zona e Veriut Redakto

Poz Klubi P F B H Sh Ps Pikë
1 Prizreni 3 3 0 0 10 2 6
2 Shkodra 3 2 0 1 4 3 4
3 Peja 3 0 1 2 3 5 1
4 Prishtina 3 0 1 2 2 9 1


Rezultatet Zona e Veriut:


Prizreni - Peja 2-1

Prishtina - Vllaznia 0-2

Peja - Vllaznia 0-1

Prizreni - Prishtina 5-0

Prizreni - Vllaznia 3-1

Peja - Prishtina 2-2


Zona e Mesme* Redakto

Poz Klubi P F B H Sh Ps Pikë
1 Tirana 3 1 1 0 6 2 3
2 Durrësi 3 0 1 0 1 1 1
3 Elbasani 3 0 0 1 1 5 0


Rezultatet Zona e Mesme:


Tirana - Elbasani 5-1

Tirana - Teuta 1-1


  • Nuk dihet ende rezultati i ndeshjes Teuta - Elbasani.

Zona e Jugut Redakto

Poz Klubi P F B H Sh Ps Pikë
1 Berati 3 1 1 0 8 2 3
2 Korca 3 1 1 0 11 4 3
3 Gjirokastra 3 0 0 2 2 15 0


Rezultatet Zona e Jugut:


Tomori - Luftëtari 6-0

Tomori - Skënderbeu 2-2

Skënderbeu - Luftëtari 9-2


Gjysmëfinale Redakto

Në këtë tur hynë katër fituesit e turit të mëparshëm.


Finale Redakto

Në këtë tur hynë dy fituesit e turit të mëparshëm.

Tirana (1-1) (2-0)* Shkodra


  • Shënim: Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, por Shkodra refuzoi të luajë shtesat 2x15 minuta dhënë nga gjyqtari italian Carone. Në këto rrethana, gjyqtari dhe komisionet e Federatës Shqiptare të Futbollit vendosën për fitoren në tavolinë 2-0 të Tiranës.


  • Përbërjet e skuadrave, golat dhe arbitrat:

Tirana: Kamba; Peza, Qiri; Visha, Fagu, Kurani; Parapani, Derani, Lisi, Bylyku, Mexhid Dibra.

Shkodra: Nuti; Boshnjaku, Muhamet Dibra; Pelingu, Nd.Pali, Gj.Berisha; Z.Berisha, Shaqiri, Puka, Kavaja, Nehani.

Golat: Bylyku 65', Nd.Pali 90'.

Arbitër: Michele Carone (Itali).

Referime Redakto

  1. ^ "Besnik Dizdari". Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2013. Marrë më 5 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Letër drejtuar Z.Mero Baze". Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2012. Marrë më 5 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)