Spiro Bakalli

(Përcjellë nga Spiro bakalli)
This is the stable version, checked on 22 shtator 2021. 3 pending changes await review.

Spiro Bakalli (Durrës, 1 qershor 1909 - Tiranë, 23 shkurt 1991) ka qenë anëtar i Grupit Komunist të Korçës, veprimtar antifashist i LANÇ-it dhe më pas funksionar i administratës qendrore të sistemit bankar shqiptar gjatë regjimit komunist.[1]

Biografia

Redakto

U lind në Durrës, i biri i Vasil Bakallit dhe Emilisë së Pavli Terkës, në një familje tregtare. I ati kishte qenë nënkryetar i zgjedhur i Bashkisë Durrës nga viti 1928-1942. Si dhe, ne vitin 1935 emerohet anetar i Keshillit te Larte Ekonomik te Mbreterise Shqiptare. Gjyshi i tij nga e ëma kishte qenë kryetar i Pleqesise Ortodokse te Durresit dhe Tiranes, si dhe Kryetar i II-te i Klubit Bashkimi te Durresit. Me pas, minister i Jashtem ne qeverine e Esat Toptanit 1914-1916. Me kete funksion Pavli Terka mori pjese edhe ne Konferencen e Parisit 1919 - 1920.

Pra, familja e Spiro Bakallit perfaqesonte aktivisht aristokracine tregtare te Durresit jo vetem ne mendimin politik, po edhe ne veprimin patriotik kombetar. Ja nje nga shume shembuj: Bakallet, ortodokse te Durresit, ishin pronare dhe botues te gazetes "Vullneti i Popullit" me e madhja, ne vitet 1928- 1932, ne Tirane dhe gjithe Shqiperine... Pra, kryeborgjezet e Durresit agjitojne dhe mbrojne Vullnetin e Popullit!? ne mes te Tiranes, ne kushtet e Mbreterise. Jo gjithkush e ka bere, apo po e ben kete lloj sjellje... Gazeta u mbyll se e mbushi “kupen”. Spiro Bakalli, u arsimua ne Korfuz, Athine, Gjenova, Trieste ku edhe mbaroi kolegjin tregtar. Ne vitet 1931-1939 punon si llogaritar ne Banken Kombetare Shqiptare, Durres.

Ne vitin 1935 fillon ne Durres aktivitetin e tij komunist si anetar celulës qytetëse të Grupit të Korces. Ne 7 prill 1939 mer pjese ne manifestimet antifashiste qe u zhvilluan edhe ne Durres kunder pushtimit Italian. Largohet per ne Paris, France, se bashke me Nako Spiru. Ne Paris mer pjese ne forumin e shqiptareve antifashiste nga ku doli edhe nje Komitet panshqiptar. Nga Parisi shkon ne Momtpellier ku se bashku me Aleksander Gogen (deshmor i LANClirimtare) zhvillonin propagande antifashiste ne qarqet studentore universitare. Para fillimit te LDBoterore Spiro Bakalli kthehet ne Shqiperi ku angazhohet serisht ne krye te celules te Grupit, tashme me emerin Komunist, te Koreces, ne Durres.

Ne 8 nentor 1941 pranohet nga anetaret e mbledhjes themeluese te PKSH - te Komitetit Qendror te Perkohshem - si anetar i Partise Komuniste Shqiptare, dhe zgjidhet sekretar politik i qarkorit te PKSH te prefektures te Durresit.

Ne prill te vitit 1942, pas demonstrates popullore te Durresit, me rastin e themelimit te PKSH, ku u vra deshmori Aleksander Goga, vjen nga Tirana urdheri per arestimin e Spiro Bakallit. Ne kete rast - shifranti i Kuestures Durres qe ishte simpatizant antifashist njofton qarkorin e PKSH Durres. Spiro Bakalli urdherohet nga Qendera qe te shkoje ne Mat per te bashkepunuar me patriotet vendas per krijimin e cetes partizane te Matit-Martaneshit. Pas mbarimit te kesaj detyre urdherohet, ne dhjetor te vitit 1942, qe te shkoje ne Myzeqe, me te njejtin mision si ne Mat. Ne Myzeqe emrohet komisar politik i Grupit te Pare Partizan te Myzeqese. Spiro Bakalli ishte delegat ne Kongresin e Permetit, ku edhe zgjidhet anetar i Keshillit Pergjithshem Nacionalclirimtar. Ai mori pjese pashkeputje, me arme ne dore, ne mal, ne luften ANClirimtare, nga prilli 1942 - 29 Nentor 1944.

Spiro Bakalli eshte personi qe me urdher te Enver Hoxhes arriti ta binde Spiro Moisiun, ngase njiheshin edhe familjarisht, qe te vihej ne dispozicion te Luftes ANClirimtare. Dhe miqesia e ketyre dy burrave ishte dhe mbetet e shenjte. Shenjterine e saj e provojne nje sere faktesh prestigjoze. Ja, nje fakt i padiskutueshem. Vete Enver Hoxha, ne festen shtetrore me rastin e 8O vjetorit te lindjes te Spiro Moisiut, i tha zv/presidentit te Shqiperise: "mire shume mire shkoi festa e Spiro Moisiut, po Spiro Bakallin pse nuk e kishit ftuar - ju e dini se ku dhe si eshte e farketuar miqesia e tyre..."

Mbas 29 nentorit 1944 u emerua nendrejtor i Bankes te Tiranes, detyre qe ai refuzon ta kryeje. Ne Mars te vitit 1945 emerohet drejtor i Bankes ne Shkoder. Ne korrik te vitit 1946 transferohet ne Tirane, ku qendron ne dispozicion te Bankes Shtetit. Ne prill te vitit 1948 emerohet zv/minister i pare i Ministrise te Finances, njekohesisht, edhe drejtor i pergjithshem i Bankes Shtetit Shqiptar. Detyre te cilen e mbajti deri sa doli ne pension, ne vitin 1968, per aresye te gjendjes te renduar shendetesore. Ai nuk ka pas qene i zgjedhur, asnjehere, ne asnje nga forumet udheheqese te Partise, dhe ne ato te pushtetit.

Sa mesiper bazohen ne dokumetat qe gjenden ne: 1. Arkivin Qendror te Shtetit. Fondi14/AP. Dosja personale, fl. 1-11.,etj. 2. Fondin e Bibliotekes Kombetare te Shqiperise. Nr. Vendit SHg 92/!T.,etj. 3. Botimet: Historiku LANClirimtare Lushnjes,dhe i Durresit.

Referime

Redakto
  1. ^ Jano, Jovan (29 mars 2015). "Familja Bakalli, "Arhondët e Durrësit" në krahun e duhur të historisë shqiptare". Dita.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)